Lajme
40 për qind e kosovarëve të gatshëm për protesta
Sipas një ankete zhvilluar nga UNDP rreth Pulsit Publik, del se rreth 40 për qind e qytetarëve të Kosovës janë të gatshëm t’i bashkohen protestave për pakënaqësi politike
Rreth 40 për qind e qytetarëve të Kosovës janë deklaruar të gatshëm për të protestuar për arsye politike nëse do t’u bëhej tirrje për demonstratë. Kështu thuhet në një anketë zhvilluar nga Misioni për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNDP) në dokumentin “Pulsi Publik”, që tregon besueshmërinë e qytetarëve për institucionet.
Sipas kësaj ankete që u zhvillua me më shumë se 1300 qytetarë të moshave mbi 18 vjet, del se rreth 40 për qind e kosovarëve janë të gatshëm t’i bashkohen protestave. Prej tyre, 49.5 për qind të serbëve janë deklaruar për protesta, ndërsa prej shqiptarëve kjo shifër është 39.1 për qind.
Në anketë po ashtu thuhet se rreth 40 për qind e kosovarëve mendojnë se myslimanët në Kosovë janë ndikuar më shumë ose deri në një masë, nga format ekstreme radikale të islamit, gjatë dy viteve të fundit. Të dhënat tregojnë se 52 për qind e tyre që konsiderojnë se kosovarët me gjasë po ndikohen nga grupet radikale fetare i përkasin grupmoshës 18 – 24 vjeç.
Qytetarët po ashtu janë pyetur edhe për opinionin e tyre lidhur me mundësinë që Kosova të bëhet cak i sulmeve terroriste.
Gjetjet tregojnë se një pjesë e madhe e kosovarëve konsiderojnë se ka pak apo shumë pak gjasa që Kosova të behët objekt i sulmeve terroriste, megjithatë një pjesë e konsiderueshme e tyre prej 32.5 për qind e konsiderojnë si të mundshme që Kosova të bëhet cak i sulmeve terroriste.
Dokumenti Pulsi Publik përfshin periudhën nga prilli deri nëntor të vitit 2014 dhe ndjek traditën e raporteve të mëparshme duke shqyrtuar situatën e ndryshueshme në Kosovë në fushën politike, ekonomike, të sigurisë dhe zhvillimit.
Rezultatet e Anketës tregojnë për rënie të konsiderueshme të kënaqshmërisë së njerëzve me punën e institucioneve kyçe ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore të Kosovës. Vetëm rreth 25 për qind e kosovarëve kanë deklaruar të jenë të kënaqur me performancën e institucioneve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore së bashku.
“Në periudhën ndërmjet prillit dhe nëntorit 2014, niveli i kënaqshmërisë me punën e Institucioneve Qendrore të Kosovës është ulur për 25 pikë përqindjeje, duke arritur nivelin e tyre më të ulët që nga marsi 2007”, thuhet në dokumentin Pulsi Publik.
Më pak se 20 për qind e kosovarëve janë të kënaqur me punën e Institucioneve Qendrore të Kosovës. Përveç kësaj, vetëm 34 për qind janë të kënaqur me punën e Kryeministrit, në krahasim me 48.5 për qind në prill të vitit 2014.
“Institucionet legjislative, siç janë Parlamenti dhe Kryetari i Kuvendit, kanë pësuar rënie të nivelit të kënaqshmërisë prej rreth 31 dhe 35 pikë përqindjeje. Këto institucione gjithashtu kanë arritur nivelet më të ulëta të tyre të kënaqshmërisë që nga marsi i vitit 2007. Vetëm 16 për qind e kosovarëve janë të kënaqur me punën e Kuvendit, ndërsa 23 për qind janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Kuvendit”, thuhet në anketën e UNDP-së dhe USAID-it.
Ndonëse Presidentja gëzon nivelin më të lartë të kënaqshmërisë nga qytetarët, ky nivel i
kënaqshmërisë po ashtu ka pësuar rënie. “Rreth 41 për qind e kosovarëve janë të kënaqur me punën e Presidentes (në krahasim me 48.8 për qind në prill të vitit 2014)”, thuhet më tej në publikimin e Pulsit Publik.
Shumica e kosovarëve po ashtu janë të pakënaqur apo shumë të pakënaqur me drejtimin e tanishëm politik të Kosovës, 72 për qind, krahasuar me 42.5 për qind në prill të vitit 2014).
Po ashtu rezultatet e sondazhit të opinionit publik të nëntorit 2014 tregojnë se Indeksi i Demokratizimit (ID) ka rënë për 0.12 pikë që nga prilli 2014. Duke pasur parasysh që ID mund të ketë vlerë nga 0 deri 3, indeksi aktual tregon se shumica e njerëzve nuk kanë opinion pozitiv në lidhje me proceset demokratike në Kosovë.
“Ngjashëm me indeksin e demokratizimit, Indeksi i Besueshmërisë Ekonomike (IBE) – i cili gjithashtu mund të ketë vlerë nga 0 deri 3 – dhe që aktualisht është vlerësuar të jetë 0.94, tregon se kosovarët nuk kanë pikëpamje optimiste për ekonominë dhe drejtimin e saj të tanishëm”, thuhet në anketë.
Ndryshe, sipas respondentëve, problemi më i madh me të cilin përballet Kosova është papunësia, vijuar nga varfëria dhe korrupsioni. 55 për qind të kosovarëve konsiderojnë se papunësia është problemi kryesor në Kosovë. Përveç kësaj, respondentët gjithashtu nuk janë të bindur se ka punësim të bazuar në merita në sektorin publik.
“Korrupsioni vazhdon të jetë një nga problemet më të rëndësishme për kosovarët. Një numër i madh i kosovarëve mendojnë që korrupsioni i shkallës së lartë është i pranishëm në shumë institucione dhe kjo përqindje është rritur në krahasim me rezultatet e prillit 2014”.
Institucionet që perceptohen se kanë vlerë të lartë të korrupsionit përfshijnë: shëndetësinë me 56 për qind, gjykatat 42 për qind, KEK, 39 për qind, administrata 37.5 për qind, Agjencia Kosovare e Privatizimit 35 për qind dhe Doganat 33 për qind. Në të gjitha këto institucione korrupsioni është rritur.
Këto rezultate janë bazuar në mostër të anketës me 1,306 qytetarë të Kosovës mbi moshën 18 vjeçe, të të dy gjinive dhe nga të gjitha komunat dhe rajonet e Kosovës, duke mbuluar zonat rurale dhe urbane. Mostra ka përfshirë 896 shqiptarë, 210 serbë dhe 200 pakica joserbe të Kosovës.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











