Lajme
U refuzohen vizat e Zvicrës, arsyeja pasaportat serbe
Anëtarët e Ansamblit “Venac” nga Graçanica, kishin aplikuar për viza në Ambasadën e Zvicrës në Prishtinë, por kjo ua kishte refuzuar sepse artistët kishin pasur pasaporta serbe
Ambasada e Zvicrës në Prishtinë dhe ajo në Beograd, ua kanë refuzuar dhënien e vizave helvetike përfaqësuesve të Ansamblit të këngëve dhe valleve “Venac” nga Graçanica. Ky refuzim ka ardhur pasi që përfaqësuesit e këtij ansambli kanë pasur vetëm pasaporta të Serbisë.
Sipas autoritete zvicerane, ata janë banorë të Kosovës dhe duhet të kenë pasaporta të Republikës së Kosovës. Ansambli “Venac” është dashur të performojë në Baden të Zvicrës.
Siç raporton “lajmi.net”, duke u thirrur në gazetën serbe “Vecernje Novosti”, anëtarët e ansamblit nga komuna e Graçanicës, kishin aplikuar për viza me pasaporta të Serbisë në ambasadën zvicerane në Prishtinë. Por, kjo kishte refuzuar, duke i sugjeruar se me ato pasaporta mund të aplikojnë vetëm në ambasadën zvicerane në Beograd.
Por, sipas të njëjtit njoftim, edhe atje ishin refuzuar. Ambasada zvicerane në Beograd u kishte thënë se personat që jetojnë në Kosovë, duhet të aplikojnë për vizë në Prishtinë.
Zvicra është ndër vendet e para që ka njohur shtetin e Kosovës, dhe për qytetarët e këtij vendi pranon vetëm dokumente të lëshuara nga Republika e Kosovës, shkruan Vecernje Novosti.
Artistët serb nga Graçanica, të cilët thonë se financohen nga buxheti i Serbisë, do të mund të udhëtonin për në Zvicër sikur të pajiseshin me pasaporta të Republikës së Kosovës. Por ata kanë thënë se duke pasur parasysh se shteti i tyre, i cili edhe ua financon aktivitetin, pavarësinë e Kosovës e konsideron të jashtëligjshme, ata kanë refuzuar që të pajisen me një dokument të tillë.
Ky ansambël, sipas të njëjtit raport, ka paralajmëruar se në shenjë proteste do të performojë përpara Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë. Ndërkaq ambasada helvetike në Prishtinë nuk ka dhenë asnjë informatë për këtë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












