Lajme
Caritas në mbështetje të komunës së Vitisë
Caritas dhe komuna e Vitisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, e cila parasheh realizimin e një projekti për edukimin parashkollor për këtë komunë
Përfaqësuesit e organizatës Caritas nga Zvicra dhe autoritetet e Komunës së Vitisë kanë nënshkruar të enjten një marrëveshje bashkëpunimi, e cila parasheh realizimin e një projekti për edukimin parashkollor për këtë komunë. Marrëveshja është firmosur nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti dhe përfaqësuesi i Caritas-it, Albert Bakalli.
Kryetari Haliti tha se marrëveshjet e tilla janë në interesin e përgjithshëm në Komunën e Vitisë, duke potencuar se me këtë projekt do të ndihmohet arsimi në Viti, konkretisht edukimi parashkollor që sipas tij, është i një rëndësie të veçantë për brezat e ardhshëm.
Ndërkaq, Kreshnik Basha, shef i Zyrës së Caritasit të Zvicrës, tha se deri te kjo marrëveshje ka ardhur pas inicimit që ka bërë kryetari i komunës së Vitisë, ku ka kërkuar mbështetje në programin parashkollor.
“Ky projekt parasheh zhvillimin e kapaciteteve të edukimit parashkollor të Komunës së Vitisë dhe me këtë marrëveshje kjo komunë do të pajisët me tre klasa parashkollore në vitin 2014 dhe hapë rrugën për mbështetje në vitin në vijim” u shpreh Basha, citon RP.
Ai tha se më këtë marrëveshje parashihen pajisjet metodike të punës, rregullimi i klasës, trajnimi akademik etj.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














