Lajme
“Ethet” e ndeshjes Serbi-Shqipëri
Tifozët “kuqezi” edhe pse nuk janë të dëshiruar, janë nisur drejt Serbisë. Në Beograd ata do të bashkohen me “Plisat” dhe “Shfercerat”. Serbia ka angazhuar forca të mëdha policore
Kombëtarja shqiptare e Futbollit ka arritur mbrëmë në Beograd, ndërsa sot lojtaret e përzgjedhësit De Biasit do t’i bëjnë stërvitjet e fundit para ndeshjes së sotme kundër Serbisë, që në opinionin ballkanas po konsiderohet “ma shume se futboll”. Edhe tifozët “kuqezi” edhe pse nuk janë të “dëshiruar” janë nisur drejt Serbisë.
Nga Beogradi, trajneri i kombëtares shqiptare, De Biasi deklaroi në prag të ndeshjes me Serbinë që zhvillohet për Evropianit 2016, “Shqipëria nuk është si “Hirushja”, siç u quajt në fillim”.
“Do të zbres në fushë ekipin më të mirë”, deklaroi italiani i cili për disa vite drejton kombëtaret Shqiptare të Futbollit.
“Ne do të përpiqemi të arrijmë objektivat tona. Jam i kënaqur me pritjen në Beograd, pashë masa të shtuara sigurie në qytet. Kemi ardhur për rezultat pozitiv në një Fair-Play. E njoh ekipin serb, ka lojtarë që luajnë në klube të mëdha evropiane dhe një trajner me eksperiencë si Advocaat”, tha Biasi.
Ndërsa përzgjedhësi i Serbisë, holandezi Dick Advocaat ndeshjen me Shqipërinë e ka konsideruar shumë të rëndësishme, por jo thelbësore.
“Ne të gjithë e dimë se ndeshja kundër Shqipërisë është e një rëndësie të madhe, por kjo nuk është një finale për në Evropian. Po ngarkohet shumë politikisht si takim, ndërsa ne duam thjesht të luajmë futboll. Kemi cilësi dhe besoj se do të dimë si t’i mposhtim emocionet”, deklaroi ai.
Ndryshe, sipas medieve shqiptare por edhe serbe, tifozët shqiptarë tashmë kanë mbërritur në Beograd. Portali serb “Telegraf” frikësohet se sot në Beograd mund të ndodh ndonjë kaos në mes të tifozëve, duke shpjeguar se tashmë në Serbi po qëndrojnë tifozët ‘Plisat’ nga Prishtina dhe ‘”Shfercerët” nga Maqedonia.
Mirëpo, sipas medieve serbe, tifozët shqiptarë jo vetëm që nuk mund të udhëtojnë të organizuar, por nuk mund të hyjnë në stadiumin e Beogradit as me iniciativën e tyre personale. Beogradi ka kërkuar nga Tirana zyrtare që t’ua dorëzojnë listën me emrat e tifozëve që udhëtojnë atje.
Frika e autoriteteve serbe nuk është nga tifozët “kuqezi”, por nga “Plisat” e Kosovës që kanë premtuar se do të shkojnë në Beograd.
Sekretari për sigurinë në Federatën Serbe të Futbollit, Milivoj Mirkov bën me dije se nëse shqiptarët do ta bëjnë një gjë të tillë, atëherë ata do të ndalohen nga policia.
Në një konferencë për shtyp, Mirkoviq bëri me dije se i njëjti princip do të funksionojë edhe në ndeshjen e ardhshme që Serbia e luan në Shqipëri vitin e ardhshëm, ku nuk do të udhëtojë asnjë tifoz serbë.
Ndryshe, përballja e sotme mes Serbisë dhe Shqipërisë konsiderohet e rrezikut të lartë, andaj shteti serb ka ndërmarrë masa të rrepta të sigurisë, për ta parandaluar ndonjë ekses të mundshëm, i cili pastaj mund t’i kushtojë shtrenjtë nga UEFA.
Numri i policive në Beograd është shtuar në masë të madhe, ndërsa për sigurinë janë angazhuar forcat elite serbe.
Autoritetet në Beograd e kanë përpiluar një plan, me rregulla strikte për ta evituar rrezikun e ndonjë eksesi. Kështu, dyert e stadiumit do të hapen tri orë para ndeshjes.
“Nga rrethoja e metaltë do të formohen dy rrathë sigurimi, para hyrjes në stadium. Është e ndaluar të futen në stadium fishekzjarrë, armë dhe objekte që mund të përdoren për shpim, prerje apo goditje. Është e ndaluar që në tribuna të sillen pankarta raciste, ekstreme dhe materiale politike”, raportojnë mediet në Beograd, duke u thirrur në bumet policore.
Djega eventuale e flamurit shqiptar nga ndonjë tifoz serb, siç thuhet, mund t’i kushtojë shumë vite burgim e në anën tjetër, UEFA do ta dënojë keq Serbinë. Në stadiumin e Partizanit pritet të jenë prezentë rreth 25 mijë tifozë serbë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











