Lajme
Babai dështon t’i kthejë fëmijët nga Siria
Faik Uksmajli u shkoi fëmijëve pas në Siri që t'i bind të kthehen por nuk ia doli. Ai akuzon hoxhën e fshatit që ndikoi që pesë anëtarë të familjes së tij t'ia mësyjnë Sirisë
Supozohet se rreth 200 të rinj kosovarë janë duke luftuar në radhët e Shtetit Islamik (ISIS) në Irak e Siri, ndërsa nga fillimi i luftës qytetare atje, raportohet për disa të vrarë. I vrari i fundit është një 23 vjeçar nga Ferizaj, i cili kishte vendosur t’i bashkohej luftës në Siri.
Por, ndryshe nga “vullnetarët” tjerë, ai mori vete mori bashkëshorten, dy djemtë e tij të vegjël dhe njërin vëlla. Siç raportojnë mediet në Prishtinë, Arbënor Uksmajli, 23-vjeçar, nga Nerodimja e Ferizajt është vrarë para disa ditësh në Siri ndërsa fëmijët, bashkëshortja dhe vëllai kanë mbetur atje.
Babai i tij u shkoi fëmijëve pas në Siri që t’i bindte të kthehen në Kosovë por nuk ia doli. Ai akuzon hoxhën e fshatit që ndikoi që pesë anëtarë të familjes së tij t’ia mësyjnë Sirisë.
Uksmajli në qershor të këtij viti u përfshi në luftimet përkrah ISIS-it, ndërsa me veti nga Kosova mori vëllanë Albertin, 18-vjeçar, bashkëshorten Laura Kryeziun, 20-vjeçare, dhe dy djemtë e tij, Andin 3 vjeçar dhe Omerin, 1 vjeçar, raporton KTV.
Babai Faik Uksmajli për vrasjen e Arbënorit thotë se është njoftuar nëpërmes djalit tjetër, Albertit. Por, para se ata të niseshin për në Siri, Uksmajli thotë se duke e parë që sjellja e djemve po ndryshon, është munduar t’i bindë të mos shkojnë.
Madje, për këtë ai kishte njoftuar edhe Policinë e Kosovës, e cila, sipas tij, ua ka konfiskuar dokumentet e udhëtimit.
Ai tash shprehet i habitur se si kanë arritur që pa asnjë dokument pesë anëtarët e familjes së tij, të fluturojnë nëpërmjet aeroportit të Tiranës drejt Turqisë. Ai pas dy muajve, ishte nisur edhe vet drejt Sirisë, në përpjekjet e tij, që t’i gjejë anëtarët e familjes.
Në Alepo të Sirisë, kishte qëndruar 8 ditë, por nuk kishte arritur t’i gjejë djemtë, nusen dhe nipat. Për shkuarjen e anëtarëve të familjes së tij në Siri ai akuzon hoxhën e fshatit Manastric, Nehat Hysenin. Mirëpo ky i fundit nuk ka pranuar të flasë, duke e konsideruar të panevojshme.
Lidhur me indoktrinmin e të rinjve për shkuarje në Siri e Irak, autoritetet e Kosovës kanë arrestuar mbi 50 klerikë dhe pjesëmarrës në luftën arabe. Disa nga ta, tashmë janë në burg dhe ndaj tyre pritet të zhvillohet procedurë e rregullt gjyqësore. Nga ata që janë në burg është edhe Shefqet Krasniqi, kryemami i Prishtinës.
Ndryshe, raportohet se rreth 200 të rinj kosovarë janë duke marrë pjesë përkrah Shtetit Islamik, ISIS. Dhjetrëra tashmë janë vrarë, ndërsa rasti më eklatant është ai i Blerim Hetës, 24 vjeçari nga Ferizaj që u bë kamikaz në Irak. Ndërsa Suad sadullahi mori me vete edhe djalin e vogël, 8 vjeç Erionin.
Nëna e këtij të fundit, Pranvera ia ka bërë thirrje që bashkëshortit që t’ia kthejë djalin, sepse ai është dashur të vazhdojë sivjet klasën e tretë.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










