Lajme
Mesazhe urimi për festën e Kurban Bajramit
Lidershipi fetar dhe institucional i Kosovës, por edhe klerikët fetarë i uruan qytetaret me rastin e Kurban-Bajramit, festën që simbolizon therjen e kurbanit për hir të Zotit
Liderët institucionalë, politik dhe klerikët fetarë i uran qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit apo siç njihet në Ballkan si Bajrami i Vogël, festës që shpreh flijimin e dhe sakrificën e njeriut ndaj Zoti. Ata uruan që kjo festë të kalojë në paqe dhe harmoni ndërmjet njerëzve.
“Nesër është dita madhështore e festës së Kurban Bajramit, e cila shpreh gatishmërinë dhe përkushtimin e besimtarit për sakrificë e flijim vetëm për hir të Allahut xh.sh. Festa e Kurban – Bajramit na rikujton në mënyrën më të mirë mësimet hyjnore për barazi, drejtësi, unitet, solidaritet, bamirësi e sakrificë, parime këto që bëjnë njerëzimin të reflektoj në të mirën dhe në atë që e do Krijuesi i gjithësisë”, deklaroi Reshat Mexhidi,
zëvendëskryetar i Kryesisë së Bashkësisë Islame.
Ai tha se Kurban-Bajrami vjen pasi besimtarët e kryejnë Haxhin dhe therin Kurbanin. Sot, sipas tij, miliona haxhilerë ditën e kalojnë në Arafat duke lutur Zotin dhe duke shprehur përkushtimin ndaj Tij.
“Në këtë ditë feste e gëzimi i thërras të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë më human e solidarë, më mëshirues e tolerant, të ndihmojmë njëri – tjetrin, skamnorët, jetimët, të vetmuarit dhe tëjithë ata që kanë nevojë. Njerëzimi duhet të kultivojë vlera për një jetë më të mirë, për një shoqëri më të shëndosh, për një unitet dhe vëllazëri të mirëfilltë”, tha ai.
Edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i uroi qytetarët duhet kërkuar unitete dhe dashuri.
“Kur po i afrohemi përmbylljes së pelegrinazhit të Haxhit në Mekë, njërës prej shtyllave qendrore të fesë islame, të gjithë besimtarëve myslimanë dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës ju uroj Kurban Bajramin, këtë festë të mirëkuptimit dhe të harmonisë në familje e me miq dhe shtrirjes së dorës së solidaritetit ndërmjet njerëzve”, tha ajo.
Kjo festë e Kurban Bajramit e reflektimit të marrëdhënieve të secilit individ me Zotin, sipas Jahjagës, le të shërbejë si një mundësi që gjithashtu të reflektojmë për punën dhe angazhimet, për obligimet ndaj njëri-tjetrit, familjes, miqve dhe shoqërisë dhe për ndihmën që japim për secilin njeri.
|”Sot, me respekt të veçantë, t’i kujtojmë të gjithë ata që u angazhuan dhe sakrifikuan për të sotmen tonë, që vendosën bazat e shtetit dhe të demokracisë sonë, që na obligon ta ndërtojmë të ardhmen më të mirë, pjesë të pandarë të popujve të lirë dhe me respekt për të gjithë ata miq që na qëndruan përkrah, në çdo kohë dhe në çdo situatë”, shprehet Jahjaga.
Edhe lideri i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ua ka uruar qytetarëve të vendit këtë festë, me dëshirën që kjo festë të sjellë në mesin e shqiptarëve kudo që janë dhe në mesin e familjeve të besimtarëve në mbarë vendin, sa më shumë dashuri, harmoni, solidaritet e mirëqenie.
Ai ka thënë se në këtë ditë, |kujtohen me respekt edhe të gjithë ata që u sakrifikuan për vendin dhe popullin tonë”.
“Njëkohësisht, krahas këtij kujtimi e respekti, ne gjejmë forcë dhe përkushtim më të madh, për kryerjen e porosisë së të rënëve dhe vazhdimin e rrugës së tyre, për sendërtimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës, për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të vendit si qytetarë dinjitozë dhe pjesë e familjes së madhe të vlerave euro-atlantike?, shprehet Haradinaj.
Kurban Bajrami festohet që nga periudha e profetit Ibrahim, i cili për nder të Allahut ai kishte vendosur që ta ther kurban të birin e tij të vetëm, ismailin. Në momentin kur profeti Ibrahim nisi ta sakrifikojë të birin, një engjëll ia solli atij një dash. Dhe që nga ajo kohë myslimanët e botë therin kurban.
Sipas klerit mysliman, Kurban-Bajramit, përveç që reflekton adhurimin ndaj Zotit, për mision ka vlerat e humanitetit, solidaritetit, bamirësisë, e mbi të gjitha “arritjen e devotshmërisë, sepse edhe flijimi i kurbanit që e bëjmë me këtë rast, nuk ka për qëllim vetëm derdhjen e gjakut por mbi të gjitha arritjen e devotshmërisë”.
Festa e Kurban Bajramit është nesër, e shtunë ndërsa si rëndomtë ceremonia e faljes së Bajramit bëhen në xhaminë e madhe në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













