Lajme
Prishtina i bashkohet Ditës së Qyteteve pa Vetura
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe bashkëpunëtorët e tij e shënuan Ditën e Qyteteve Evropiane pa Vetura. Nga ora 7:00 e mëngjesit ka pasur biçikleta për të gjithë të interesuarit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe bashkëpunëtorët morën pjesë në shënimin e Ditës së Qyteteve Evropiane pa Vetura, duke shfytësuar kolektivisht biçikletat. Gjata ditës së sotme, prej orës 7:00, afër katedrales “Nëna Terezë” ka pasur biçikleta për të gjithë të interesuarit.
Ata këto biçikleta kanë mundur t’i shfrytëzojnë nëpër qendrën e qytetit deri te sheshi “Ibrahim Rugova”.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me disa nga pjesëtarët e ekipit të tij, ka udhëtuar një pjesë të rrugës për në punë më biçikletë, përkatësisht nga katedralja “Nëna Terezë” deri në zyrën e tij në objektin e vjetër të komunës.
Ahmeti ka thënë se kjo është simbolikë që sivjet filloi me bllokim të dy rrugëve për vetura, asaj “George Bush” dhe “Garibaldi” dhe që pasdite vazhdon me ndalje veturash edhe në rrugën “UÇK”, transmeton lajmi.net.
Për kryetarin Ahmeti, është me rëndësi që të përdoren më pak vetura e më shumë transport publik dhe, sipas tij, këto katër vite mandat do të krijojë një mjedis më të mirë, ku përveç autobusëve më cilësorë edhe rrugët do të jenë të niveleve më të larta.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











