Lajme
Foto-roman: Kur Shqipëria ishte mikja më e mirë e Kinës Maoiste
Shqipëria paraqitet sikur anëtarja e varfër e Evropës, edhe pse ajo ka fituar më në fund në qershor statusin e kandidates për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Por, ka qenë një kohë kur Shqipëria dukej si një superfuqi!
Të paktën kështu dukej nga Pekini, sepse Shqipëria socialiste kishte qenë për vite e vetmja mike e vërtetë e Kinës Maoste, prandaj edhe kinezët mund të falen në qoftë se ata mendonin se Shqipëria ishte vendi më i rëndësishëm në Evropë.
Kjo periudhë është tashmë e harruar: Shqipëria përballohet me peshën e saj të vërtetë, atë të një vendi të varfër në gjirin e shteteve të Ballkanit, e cila po përpiqet qe dy dekada me radhë pas një periudhe komuniste shumë të ashpër në mes të 1944-ës dhe 1991-shit për t’u rindërtuar, për të qenë thjesht një shtet i denjë.
Kam gjetur veten të zhytur në këtë kohë në qytetin Arles, me rastin e ekspozitës Takimet fotografike, ku Anouck Durand, një fotografe e re franceze dhe historiane, bëri një ekspozitë dhe një libër (publikuar nga Xavier Barral) që meriton vëmendjen tonë.
“Miqësi e përjetshme”, emri i ekspozitës dhe i librit ishte, pra, tema që ka lidhur një kohë Pekinin dhe Tiranën, Mao Ce Dun-in dhe Enver Hoxhën. Enver Hoxha ishte udhëheqësi komunist i vetmi që pati ndjekur timonin e Mao Ce Dun-it në shkëputjen e relacioneve me Bashkimin Sovjetik (revizionist) për të mbajtur me zë të lartë flamurin e kuq të revolucionit.
Një foto-roman mbi fotografët
Anouck Durand zbarkoi në historinë e Shqipërisë duke menduar se do t’i kushtonte jo më shumë se një muaj, që nga ai moment ajo ka më shumë se shtatë vjet që i përkushtohet kësaj çështjeje dhe ajo akoma nuk ka përfunduar… Ajo ka shprehur interesin e saj për fotografët e propagandës në Shqipëri, të cilët kishin për detyrë, siç bëhet zakonisht në sistemet diktatoriale, të përmirësojë imazhin e tyre dhe sidomos atë të liderit të madh, Enver Hoxha.
Ajo ka takuar tre prej këtyre fotografëve, ende gjallë, Pleurat Soulo, Refik Veseli dhe Kaqusha Kumi, e vetmja grua e grupit dhe zbuloi fotot që ata kanë prodhuar në atë kohë.
Anouck Durand me materialin e zbuluar ka krijuar një foto-roman…! Po, një foto-roman si në revistat e asaj kohe, i cili tregon historinë e vërtetë të Shqipërisë, në formë të tregimit, por duke përdorur fotografitë e vërteta të kohës. Foto-romani në fjalë nuk i shmanget qëllimit të tij thelbësor, të tregojë udhëtimet dhe vizitat e këtyre fotografëve në Kinë dhe historinë e tyre në Shqipëri në vitet 60-ta.
Ata ishin dërguar në Kinë gjatë kohës së Revolucionit Kulturor të Kinës për të mësuar një teknikë të zhvillimit të ngjyrës nga fotografët kinezë. Teknika ishte: duhej të merrej tri herë e njëjta foto me një film bardh e zi, duke përdorur tre filtra të ndryshëm, një të kaltër, një të verdhë dhe një të kuq.
Ironia e kësaj historie ishte absurde, sepse në Shqipëri këta fotografë, veçanërisht Kaqusha Kumi (e bashkangjitur në një njësi të veçantë të propagandës), tashmë kishte qasje me filmat me ngjyra Kodachrome, por ajo e kishte të ndaluar të thotë atë, sepse dhe vëllai i madh kinez nuk duhej ta dinte se Shqipëria përdoronte pajisje kapitaliste.
Interesi i këtij foto-romani, me sfond historik, gjendet në faktin se ai përcjell udhëtimet e këtyre fotografëve shqiptarë, duke vënë në pah lidhjet e këtyre shteteve në atë kohë si dhe anekdotat herë-herë qesharake/absurde në mes dy të shteteve.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













