Lajme
Paralajmërohen protesta të reja; Kosova dhe BE të shqetësuar me Maqedoninë
Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian kërkojnë që protestat të zhvillohen në mënyrë paqësore, por jo edhe duke u përfshirë në akte destruktive
Nëpër rrjetet sociale në Maqedoni është paralajmërimet një protestë e re për nesër (e premte), kundër gjykimit në rastin “Monstra”, ndërsa tensionimi i situatës atje, ka ngjallë shqetësime në Kosovë, por edhe në shtetet e Bashkimit Evropian. Në Prishtinë, por edhe në Bruksel kërkohet që protesta të jenë të qeta dhe demokratike.
Ndërsa vetë partitë politike në Shkup janë të shqetësuar se askush nuk po merr përgjegjësi për organizmin e protestave.
Për të dytën herë me radhë reagon edhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, e cila thotë se është duke i përcjellë më vëmendje zhvillimet e fundit në Maqedoni ndërsa shpreh shqetësim për rritjen e klimës konfliktuale.
Qeveria në Prishtinë u bën thirrje të gjitha palëve që të veprojnë në mënyrë sa më të qetë dhe kujdesshme për të shmangur me çdo kusht një përshkallëzim të mëtutjeshëm të situatës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, kërkon nga autoritetet në Maqedoni që të garantojnë zbatimin e të drejtave themelore të njeriut, konkretisht në këtë rast të mundësojë gëzimin e të drejtës së qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore”, thuhet në deklaratë.
Qeveria e Kosovës, siç thuhet më tej, kërkon sigurimin e maksimumit të rigorozitetit dhe transparencës në proceset gjyqësore, në veçanti në rastin delikat që po trajtohet në Maqedoni, “për të mos lënë kështu hapësirë që proceset gjyqësore të politizohen, apo të shërbejnë si bazë për kultivimin e urrejtjes ndër-etnike”.
Përpos kësaj, Qeveria e Kosovës i bën thirrje qytetarëve shqiptarë të Republikës së Maqedonisë që të veprojnë me maturi dhe vetëpërmbajtje, duke ndjekur rrugën e dialogut dhe institucioneve për zgjidhjen e problemeve. Po ashtu, i fton që të mos bien pre të provokimeve që vijnë prej segmenteve të caktuara të cilët synojnë tensionimin e mëtejshëm të situatës.
Edhe Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur shqetësimet për zhvillimet e fundit në Maqedoni.
Brukseli zyrtar shprehë shqetësime për mundësinë e përsëritjes së dhunës dhe përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike. Kjo është pikërisht pas paralajmërimeve për protesta të reja për nesër të shqiptarëve dhe në anën tjetër edhe të maqedonasve.
Maja Kocijancic, zëdhënëse e përfaqësueses së BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë për qetësi dhe të përmbahen nga dhuna.
“I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe liderëve politik në vend që të bashkohen në frymën e dialogut konstruktiv për zgjidhjen e çështjeve që rrënojnë mirëkuptimin e ndërsjellë dhe marrëdhëniet ndëretnike. Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe të shprehin qëndrimet e tyre përmes mënyrës së qetë, por jo edhe të përfshihen në akte desktruktive dhe të dhunshme”, deklaroi Kocijancic.
Edhe partitë politike shqiptare, BDI dhe PDSH, sië raporton INA, kanë dal me deklaratë të ngjashme lidhur me paralajmërimet në rrjetet sociale për mbajtjen e protestave ditën e premte në Shkup, duke marrë parasysh siç thuhet që “pas protestave nuk qëndron asnjë organizator si dhe pas eskalimit të protestave të javës së kaluar, me konsideratë ndaj apeleve të unifikuara të komunitetit ndërkombëtar në vend”.
Lidhur me situatën e tensionuar në Maqedoni ka reaguar edhe presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov. “Protestat janë të lejuara kudo, megjithatë dhuna askund nuk lejohet, andaj institucionet përgjegjëse ndërmarrin gjithçka për të ndaluar dhunën. Të gjitha çështjet mund të zgjidhen përmes institucioneve”, deklaroi Ivanov.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









