Shëndetësi
Sëmundja që u “merr jetën” evropianëve
Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut ishin shkaku kryesor i vdekjeve në të gjitha shtetet anëtare të BE-së
Në vitin 2016, 5.1 milionë persona vdiqën në Bashkimin Evropian (BE), rreth 80 000 më pak se një vit më parë. Një e treta e këtyre vdekjeve kanë ndodhur tek njerëzit me moshë më të ulët se 75 (1.7 milionë, 33%), ndërsa 1.5 milion njerëz vdiqën në moshën 75 dhe 85 (29%) në vitin 2016. 1.9 milionë vdekje kishin të bënin me njerëz të moshës 85 vjeç e lartë (38 %).
Pak më shumë se 1.8 milionë njerëz vdiqën nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut (kryesisht sulme në zemër dhe goditje), ndërsa 1.3 milionë vdiqën nga kanceri në vitin 2016.
Këto ishin dy shkaqet kryesore të vdekjeve në BE, përgjegjëse për 36% dhe 26% të të gjitha vdekje respektivisht, transmeton Monitor.
Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut ishin shkaku kryesor i vdekjeve në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, me përjashtim të Danimarkës, Francës, Holandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, ku kanceri ishte vrasësi kryesor, përcjell albinfo.ch.
Shkaku i tretë kryesor i vdekjes në BE ishte sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes, të cilat vranë 422 000 persona në vitin 2016 (8% e të gjitha vdekjeve në BE). Një pjesë e konsiderueshme e vdekjeve në BE ishin gjithashtu për shkak të aksidenteve dhe shkaqeve të tjera të jashtme të vdekjeve (237 000 vdekje, 5% e të gjitha vdekjeve në BE), sëmundjet e sistemit të tretjes (222 000 vdekje, 4%) sëmundjet e sjelljes si demenca (220 000 vdekje, 4%) dhe sëmundjet e sistemit nervor duke përfshirë Alzheimer (219 000 vdekje, 4%).
Për të bërë një krahasim midis vendeve, numri absolut i vdekjeve në Shtetet Anëtare duhet të përshtatet me madhësinë dhe strukturën e popullsisë. Me 1 602 vdekje për 100 000 banorë, Bullgaria kishte normën më të lartë të vdekjeve në BE në vitin 2016. Pas kësaj u pasuan Letonia dhe Rumania (1 476), Lituania (1 455) dhe Hungaria (1 425).
Në anën tjetër të shkallës, shkalla më e ulët e vdekjeve në Shtetet Anëtare të BE-së u regjistrua në Spanjë (829 vdekje për 100 000 banorë), përpara Francës (838), Italisë (843), Maltës (882), Luksemburgut (905 ) dhe Suedisë (913). Shkalla e vdekjeve ishte mesatarisht në 1002 vdekje për 100 000 banorë në BE në vitin 2016.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












