Lajme
Shefi i Ushtrisë Zvicerane: “Tepër herët për tërheqje nga Kosova”
Blattmann thotë se Zvicra ka një mision të veçantë në Kosovë, para së gjithash për faktin se rreth 10 për qind e popullatës kosovare jeton në Zvicër
Shefi i Forcave të Armatosura të Zvicrës, André Blattmann, i cili ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë, ka dhënë një intervistë të gjerë për gazetën “Aargauer Zeitung”, e cila është publikuar edhe nga mediet tjera të Zvicrës. Poenta e kësaj interviste është se “duhet edhe shumë kohë para se të mendohet për tërheqje të Zvicrës nga Kosova”. Ai tërheq vërejtjen kundër një tërheqjeje të parakohshme të Swisscoy-t nga Kosova. Kjo, para së gjithash për faktin se rreth 10 për qind e popullatës kosovare jeton në Zvicër.
Në intervistë Blattmann fillimisht shpreh kënaqësinë për ndjenjën e mirënjohjes që ka parë te kosovarët ndaj zviceranëve të angazhuar në Kosovë. “Swisscoy gjeneron siguri jashtë vendit, gjë që i bën mirë Zvicrës”. Ai thotë se vërehen ndryshime të dukshme në krahasim me kohën kur në Kosovë qëndronin misionet e para të Swisscoy-t. Atëbotë prioritet absolut ishte mënjanimi i pasojave të drejtpërdrejta të luftës. Ndërsa tash “prioritet është sigurimi i stabilitetit në mënyrë që ky vend më në fund të ecë përpara dhe të zhvillohet. Pa zhvillim ekonomik dhe siguri kjo nuk bëhet. Situata politike dhe shoqërore në Kosovë është ende labile por ka edhe përparime të dukshme, kjo gjë shihet”, thotë Blattmann. Shembull për këtë përparim sipas tij është sipas tij fakti se kufiri në qytetin e ndarë të Mitrovicës është bërë më i kalueshëm. Me siguri edhe falë stabilitetit për të cilin kujdesen ushtarët zviceranë.
Pyetjes së gazetarit nëse tash është koha për përfundimin e misionit zviceran në Kosovë, shefi i ushtrisë zvicerane i përgjigjet se është shumë herët për një gjë të tillë sepse me këtë do të vihej në pikëpyetje e gjithë ajo që është arritur. “Për mendimin tim ne duhet të sigurojmë në Kosovë më shumë stabilitet dhe përparim ekonomik, ndryshe, shumë shpejtë kthehemi sërish në pikën 1, dhe është pikërisht kjo që unë nuk e dua.
As tendenca për përgjysmimin e trupave që po e ndjek KFOR-i në Kosovë, nuk duhet të vlejë për Zvicrën sipas Blattmanit. “Për Zvicrën momentalisht angazhimet e të tjerëve nuk janë në plan të parë. Përkundrazi, Kosova ka për Zvicrën një rëndësi të drejtpërdrejtë për faktin se dhjetë për qind të popullatës kosovare jetojnë në Zvicër. Parlamenti ka zgjatur angazhimin e Swisscoy-t deri në vitin 2017, që mua më duket vendim shumë i arsyeshëm. Ne duhet të kujdesemi për stabilitet në Kosovë, ashtu që populli atje të mund të zhvillohet ekonomikisht.
Pyetjes se edhe sa kontingjente të Swisscoy-t duhet të dërgojë Zvicra në Kosovë , Blattman i përgjigjet se “nga pikëshikimi im do të zgjasë me vite deri sa Kosova të jetë në atë gjendje që ne të mund të tërhiqemi”.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











