Lajme
Valë protestash në Maqedoni, disa të lënduar
Në disa qytete të Maqedonisë, mijëra shqiptarë kanë protestuar duke kërkuar drejtësi në rastin “Monstra”. Në Tetovë protestuesit u përleshën me policinë, ndërsa pati edhe të lënduar
Shteti i Maqedonisë sërish është përfshirë nga një valë protestash, të cilat për epilog kishin lëndimin e dhjetë personave, gjashtë protestuesve dhe katër policëve. Protesta u zhvillua të disa qytete të Maqedonisë ku shqiptarët janë shumicë, ndërsa në Tetovë protestuesit u përleshën me Policinë.
Edhe në këto protesta ku shqiptarët kërkuan drejtësi në rastin “Monstra”, forcat policore maqedonase kanë përdorur gaz lotsjellës dhe shok bomba për të zmbrapsur protestuesit, të cilët kanë hedhur gurë mbi forcat e rendit.
Violenca gjatë protestës u përdorë vetë, në Tetovë, ndërsa në qytetin e Shkupit, Dibër, Gostivarit dhe Strugës protestat përfunduan të qeta.
Në Tetovë rreth 2000 protestues kanë marshuar rrugëve të qytetit duke vazhduar drejtë selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në fshatin Reçisë, ku edhe janë ndaluar nga policia maqedonase me anë të bombave paralizuese dhe gazit lotsjellës.Në kryeqendrën maqedonase, Shkup njësitet speciale me autoblinda dhe mjetet të rënda motorike, kishin bllokuar disa nga rrugët e qytetit me qëllim që t’i parandalojnë protestuesit që të marshojnë në qendër të Shkupit.
Edhe gjatë këtyre protestave u kërkua drejtësia në rastin Monostra, ndërsa nuk u kursyes as akuzat ndaj partive politike, kryesisht atyre që janë në pushtet, ndërsa u kërkua dorëheqja e ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska dhe gjithë qeveria.
Njëri nga familjarët e të arrestuarve, Bedri Ajdari tha se, protestat nuk do të ndalet dhe se ato do të vazhdojnë deri sa të lirohen famijarët e tyre të pafajshëm. “Familjarët tanë janë dënuar pa asnjë fakt. Shteti dhe gjyqësia maqedonase na i ka poshtëruar kombin dhe fenë tonë duke na quajtur terroristë. Kjo nuk durohet më”, deklaroi Ajdari.
Protestat e shqiptarëve në Maqedoni, erdhën pas një vendimi të Gjykatës Themelore “Shkupi 1” e cila i dënoi me burgim të përjetshëm, gjashtë shqiptar nën akuzën për terrorizëm. Shqiptarët e dënuar, sipas gjykatës, u gjetën fajtor për vrasjen e pesëfishtë në periferi të kryeqytetit.
Për qytetarët shqiptarët në Maqedoni, por edhe për palën mbrojtëse, ky ishte një proces i montuar politik, ndërsa gjatë gjithë procesit kurrë nuk ishte vërtetuar se të dënuarit ishin pjesëmarrës në vrasjen e katër të rinjve dhe një peshkatari të gjithë të komunitetit maqedonas.
Lidhur me situatën në Maqedoni është deklaruar edhe analisti Kim Mehmeti, i cili është kundër gjuajtës me gurë kundër policisë.
Ai në rrjetin social facebook thotë se dikush duhet t’u tregojë disa protestuesve të rinj shqiptarë se ata nuk janë në ‘luftë’ me policët e rëndomtë që veprojnë sipas urdhrit të drejtuesve të tyre, por janë të revoltuar nga një regjimi që është bërë i padurueshëm, nga një regjim që ndërton institucione shtetërore që shqiptarët nuk i ndjejnë si të vetat.
“Andaj duhet t’u thuhet atyre se çdo gurë i hedhur mbi policin e rëndomtë, është argument kundër tyre”, konsideron Mehmeti, i cili akuzon edhe klasën politike në Maqedoni që nuk i ka mbështetur ata.
“…politikat e partive të këtushme shqiptare i lanë në rrugë, se neve na është rrezikuar shqiptaria e jo feja, se duke mbrojtur shqiptarinë ne i mbrojmë gjitha veçoritë që e përbëjnë vëllazërinë shqiptare!”, konsideron Mehmeti.
Ai po ashtu e konsideron si ide të gabueshme përdorimin e gazit lotsjellës kundër protestuesve.
“Nëse protestat e rinisë shqiptare në Maqedoni do vazhdojnë me këtë intensitet, shumë shpejtë policia maqedonase do mbetet pa bomba lotsjellëse e shokuese dhe, do shihet qartë ajo, që nuk e kanë kuptuar pushtetarët e sotëm të këtij shteti që kalbet nga brenda: se edhe sikur gjithë maqedonasit të veshin uniformën policore, ata nuk do mjaftojnë që ta heshtin zërin e kësaj rinie”, thotë Mehmeti.
Nga ana tjetër, partitë politike vazhdojnë të tregohen të përmbajtura lidhur me ngjarjen e fundit. BDI-ja reagimin e vetëm e ka pasur nëpërmjet një komunikate, ku ka bërë thirrje për qetësi dhe përmbajtje nga dhuna, e cila, sipas saj, do të pengonte që përmes institucioneve të sigurojë proces të pavarur gjyqësor për rastin “Monstra”.
Ndërkohë, PDSH-ja opozitare ka mbështetur protestën, por në të njëjtën kohë për gjendjen e tillë ka akuzuar BDI-në. Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka thënë se zgjidhja e problemeve të shqiptarëve mund të arrihet vetën nëse partia që ai drejton arrin t’i përfaqësojë shqiptarët në institucione.
“Është e drejtë që të protestohet për çfarëdo padrejtësie që ndodh edhe për rastin e fundit ‘Monstra’, por protesta duhet të orientohet aty ku duhet…E vetmja mënyrë, e vetmja rrugë, e vetmja shtëpi e sigurt e ecjes përpara edhe në këto ditë shumë të vështira është mbështetja që duhet t’i jepet PDSH-së…”, thotë ai.
Përfundojnë protestat: 10 të lënduar
Në orët e vona të pasdites ka përfunduar protesta në Tetovë, ndërkohë që sipas burimeve nga Spitali si rezultat i përleshjeve, 10 persona, prej tyre 4 protestues dhe 6 policë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Siç informojnë burimet, të 7 të lënduarit kishin plagë të lehta dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore ata janë lëshuar për kurim shtëpiak, shkruan zhurnal.mk
Nuk ka madje asnjë të arrestuar nga ana e protestuesve. Protestat kanë përfunduar edhe në Shkup, Gostivar, Dibër e Strugë.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











