Lajme

Togo e njeh pavarësinë e Kosovës

Njohjen nga ky shtetet e ka konfirmuar vetë ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Kosovën deri më tani e kanë njohur 107 shtete

Republika e Togos e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran duke u bërë kështu vendi i 107 që e njeh realitetin ballkanik. Njohjen nga ky shtetet i Afrikës Perëndimore e ka konfirmuar vetë ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

 

“Një lajm tjetër i mirë për Kosovën. Shteti afrikan Togo sapo e ka njohur pavarësinë e Kosovës duke arritur 107 njohje. 107 falënderime. Urime qytetarëve të Kosovës”,  ka shkruar ministri Hoxhaj në “Facebook”.

 

Republika e Togos ndodhet në Afrikën perëndimore pranë Gjirit të Guinesë dhe zë një sipërfaqe prej 56 785 km 2 të cilën banojnë rreth 4,2 milionë banorë që i përkasin më se 40-grupeve të ndryshme etnike. Kryeqytet i Togos është Lome, ndërsa frëngjishtja është gjuhë zyrtare.

 

Ndryshe, kjo njohje vjen pas njohjes nga Mbretëria e Lesotos e cila e njohu Kosovën në shkurt të këtij viti.