Lajme
Serbët kushtëzojnë pjesëmarrjen në Qeveri me Asociacionin e Komunave
Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës së Serbisë për Kosovën, ka thënë se përfaqësuesit e bashkësisë serbe në Kosovë do t’i forcojnë interesat e kësaj bashkësie përmes institucioneve të Kosovës
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve kanë treguar se Lista Serbe, me nëntë deputetë, nga dhjetë gjithsej sa kanë fituar serbët në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, do të jenë një faktorë shumë i rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit.
Ata e kushtëzojnë pjesëmarrjen në qeverinë e re me kërkesën për formimin e menjëhershëm të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, në përputhje dhe në mënyrën që është paraparë me marrëveshjen e Brukselit.
“Përveç kësaj do të kërkojmë respektimin e të drejtave të serbëve dhe joshqiptarëve, në masë edhe më të madhe në Kosovë”, ka thënë tha Aleksandar Jabllanoviq, drejtues i Listës Serbe.
Lista Serbe është nën direktiva të Beogradit dhe ajo në fillim të javës ka marrë bekimin e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vucic për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës.
Pas këtij takimi, Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, ka thënë se përfaqësuesit e bashkësisë serbe në Kosovë do t’i forcojnë interesat e kësaj bashkësie përmes institucioneve të Kosovës dhe gjithnjë në koordinim me Qeverinë e Serbisë, e cila, siç ka thënë ai, do t’iu ofrojë mbështetje të vazhdueshme përfaqësuesve të serbëve në Kosovë.
Gjuriq ka theksuar se është shumë me rëndësi që serbët të marrin një pjesë të përgjegjësisë për drejtimin e institucioneve në Kosovë, pavarësisht se cila parti politike e shqiptarëve do ta formojë qeverinë e re në vend.
“Për ne është shumë e rëndësishme që të marrim pjesë në pushtet dhe ne nuk dëshirojmë të paragjykojmë apo t’ia zgjedhim popullit shqiptar në Kosovë se kush do t’i përfaqësojë dhe udhëheqë ata, apo kush do të sjellë vendime në emër të tyre. Por, ne dëshirojmë që populli serb në Kosovë në pjesëmarrjen e saj politike në institucionet e Kosovës të jetë i unifikuar dhe mendoj se ky është rezultati më i rëndësishëm i takimit që patëm”, ka theksuar Gjuriq.
Por, a kanë përfaqësuesit e serbëve parakushte apo kushte, të cilat do t’ia parashtrojnë ndaj subjekteve politike shqiptare, cilado qoftë ajo, që do ta formojë qeverinë e re në vend?
Aleksandar Jabllanoviq, drejtues i Listës Serbe, e cila në vete ka shkrirë tri subjekte politike dhe ka vota më shumë se subjektet tjera të kësaj bashkësie, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se kjo listë do t’i shtrojë disa kushte për subjektet politike shqiptare, të cilat do të kërkojnë t’iu bashkëngjitet në qeverisje.
“Përveç Asociacionit të komunave ne do të insistojmë për ndërprerjen e procesit të privatizimit në mjediset serbe në Kosovë dhe anulimin e privatizimeve që tashmë janë bërë. Do të kërkojmë edhe garantimin e një sigurie edhe më të madhe të serbeve dhe jo shqiptarëve në hapësirën e Kosovës, si dhe një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, i cili duhet të financohet nga Qeveria e Kosovës”, thekson Jabllanoviq.
Slobodan Petroviq, zëvendëskryeministër në largim i Kosovës dhe ministër në largim i Pushtetit lokal, si dhe drejtues i Partisë së Pavarur Liberale, e cila ka hyrë në kuadër të Listës Serbe, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se kushtet që do të parashtrohen për bashkëpjesëmarrje në qeveri, me këdo qoftë, janë në funksion të mbrojtjes së interesave të votuesve të tyre.
“Mendoj se është e rëndësishme që ne e kemi treguar orientimin tonë se duam të jemi pjesë e qeverisë. Tashmë jemi në fazën e dytë ku kombinimet politike në njëfarë mënyre janë misterioze për secilin subjekt politik, që në përputhje me mbështetjen që kanë marrë në zgjedhje, ta kërkojnë edhe pozicionin në pushtet”, thotë Petroviq.
Ndryshe, Jabllanoviq thekson se Lista Serbe, do të insistojë për plotësimin e kushteve të saj ndaj akëcilit që do ta formojë qeverinë e re.
“Politika është proces i bisedimeve dhe ai që do të jetë bisedues më i mirë dhe do t’i respektojë kushtet, do ta ketë pozicionin më të mirë për atë qeveri. Mendojmë se Lista Serbe në Qeverinë e re të Kosovës mund të jetë vetëm faktor konstruktiv”, deklaron Jabllanoviq.
Ai shton, gjithashtu, se Lista Serbe do të jetë faktor garantues se Beogradi do ta zbatojë marrëveshjen e Brukselit deri në fund.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












