Lajme
Farë e sigurt për mbjellje të patates nga arat e Kosovës
Një nga parakushtet për të pasur prodhimtari të suksesshme është përdorimi i farës së patates së shendosh nga sëmundjet
Inspektorati Fitosanitar i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, ka kryer inspektimet e para për certifikim të farës se patates në komunat e Vushtrrisë dhe Obiliqit dhe ka ardhur në përfundim se ajo është në pajtim të plotë me standardet evropiane të ushqimit.
Për certifikimin e zhardhokëve të patates që përdoren për shumim u inspektuan parcelat e mbjellura me patate, për të parë shfaqjen eventuale të ndonjë infeksioni apo dëmtimi eventual nga ADB.
Në fushat e mbjella në Komunat e Vushtrrisë dhe Obiliqit, këto parcela janë të regjistruara si të mbjella për farë të patates. Një nga parakushtet për të pasur prodhimtari të suksesshme është përdorimi i farës së patates së shendosh nga sëmundjet. Ky kontroll i trupave inspektuese shtetërore do të garantojë farë të sigurte për mbjellje në vitin në vijim.
Inspektimet realizohen për vlerësim të gjendjes në dy drejtime: vlerësimin e pastërtisë gjenetike – variatetore, dhe vlerësimin e gjendjes shëndetësore të bimëve. Për të vlerësuar parametrat se patatja e kultivuar për farë në këto parcela është e shendosh u realizua inspektimi i parë fushor, kryesisht i orientuar në vlerësimin e efektit ambiental në cilësinë e zhardhokëve për farë. Tipi i tokës, dimensionet dhe forma e parcelës, izolimi hapësinor, qarkullimi bimor, dendësia e mbjelljes, plehërimi dhe monitorimi i afideve.
Pastërtia varietore-karakteristikat që merren parasysh gjatë inspektimit fushor janë: lartësia e bimës, pushëzimi, madhësia e gjetheve dhe luleve, ngjyra e luleve, numri forma dhe madhësia e zhardhokëve, ngjyra, prekja nga sëmundjet dhe dëmtuesit. Teknika e diagnostifikimit dhe vlerësimit të nivelit shëndetësor të farës bëhet me metoda që bazohen mbi aktivitetin virusal, dhe metoda që mbështeten në vetit antigjenike (testi sierologjik ).
Vlerësimet e inspektorëve, pas kontrollit të parë ishin se parcelat me kulturën e patates i plotësojnë parakushtet për prodhimtari të suksesshme të patates për farë. Izolimi hapësinor është respektuar, pastërtia variatetore ekziston. Prezencë të sëmundjeve dhe bartësve të viruseve – afideve nuk ka. Po ashtu nuk është vrenjtur ndonjë simptomë patogjen. Përveç inspektimit të parë bazik fushor, sipërfaqet e mbjella për farë patate do të mbahen nën vëzhgim për të vërejtur shfaqjen eventuale të ndonjë dëmtuesi apo simptome të sëmundjes në fazat e mëvonshme.
Gjithashtu do merren mostra për teste laboratorike për gjendjen phitopatologjike të bimëve. Pas ciklit të plotë kontrollues do të jepet vlerësimi nga inspektorët për plotësim kushteve ligjore që të certifikohen si farë për shumim në vitin e ardhshëm.
Patatja është bimë me përhapje mjaft të gjerë me aftësi të lartë prodhuese dhe përdorim të shumëllojshëm, është një bimë me leverdi të madhe ekonomike për tu kultivuar kudo në Kosovë. Kjo kulturë strategjike kultivohet në sipërfaqe të mëdha, falë përshtatshmërisë së kushteve agroekologjike.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










