Lajme
Viktimat e dhunimeve të luftës thyejnë heshtjen përmes pikturës
Në këtë ekspozitë gratë e dhunuara po bëjnë thirrje për ta njohur vuajtjen e tyre dhe të drejtën për të jetuar
15 vjet pasi ka përfunduar lufta, gratë e dhunuara gjatë luftës po vazhdojnë edhe në kohën e paqes që të jenë viktima të paragjykimeve, të stigmatizimit dhe të një torture të heshtjes.
Por, sot, ato, së bashku me gratë e organizatës “Medica Kosova” kishin vendosur që t’i sjellin rrëfimet e tyre të heshtura të dhunës që kanë përjetuar, përmes një ekspozite, duke dashur të tregojnë dhimbjen e tyre që po e përjetojnë ende.
Në këtë ekspozitë gratë e dhunuara po bëjnë thirrje për ta njohur vuajtjen e tyre dhe të drejtën për të jetuar.
Heshtjen e institucioneve për këto 15 vite e ka pranuar sot edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila gjatë pjesëmarrjes së saj në këtë ekspozitë ka thënë se përballja me vuajtjet e të pathënat e këtij krimi mizorë të luftës, sipas saj, la pas jetë të shkatërruara dhe shpirtra të thyer.
“Është e dhimbshme përballja e jonë me vuajtjet e të pathënat e këtij krimi mizorë të luftës që la pas jetët e shkatërruara shpirtra të thyer dhe thirrje të pandërprera për drejtësi. Për 15 vite me radhë nuk kemi arritur të kuptojmë dhimbjen e këtyre grave të këtyre vajzave , ta kuptojmë se heshtja e jonë për vuajtjet e tyre, ka qenë dhe është padrejtësi për to dhe se njohja e dhimbjes së tyre është e drejtë njerëzore. Ashtu siç e dëshmojnë qartë dhe këto piktura për rreth nuk ka ndarje mes nesh dhe atyre, dhembja e tyre është dhimbja e secilit prej nesh dhe përballja e shoqërisë sonë me këtë plagë të rëndë të luftës është obligimi i yni që respekton dinjitetin njerëzor”, ka thënë presidentja.
Jahjaga, tha se të gjithë janë të vetëdijshëm që plaga e tyre shpirtërore nuk mund të kompensohet me asgjë. Megjithëkëtë, ajo premtoi se do të bëjë gjithçka është e mundur, do të jetë zë i fuqishëm, që këto gra të gëzojnë çdo të drejtë që ju takon me ligj dh e me norma ndërkombëtare si viktima civile të luftës.
Ndërsa, Veprore Shehu, drejtoreshë ekzekutive e “Medica Kosova”, tha se, të mbijetuarat e dhunës gjatë luftës, edhe në kohë të paqes vazhdojnë të jenë viktima të paragjykimeve.
Ajo tha se të gjitha gratë, duhet t`i kenë të drejtat e barabarta.
“Jo kot ekspozita quhet “Pse Unë”. Gratë të cilat i kanë mbijetuar më të tmerrshmes gjatë luftës në Kosovë, kanë shprehë ndjenjat, emocionet dhe dhimbjet e tyre përmes këtyre pikturave. Ato vazhdojnë të jenë akoma në kohën e paqes, viktima të paragjykimeve, viktima të stigmatizimit, madje edhe viktima të një torture të heshtjes. Prandaj konsideroje që sot kjo ekspozitë që përkon me hapjen me ditën ndërkombëtare kundër torturës, me të drejtë gratë klithin për paqe, për respekt dhe dinjitet” ka thënë ajo.
Në këtë ekspozitë, disa fjalë i tha edhe ambasadori i Suedisë në Kosovë, Henrik Nillson.
Ai tha se dhuna ndaj gruas mbetet mjaftë e shprehur sikurse në shtëpi por edhe në teren. „Këto gra, të llogariten vetëm si të tilla, të mbijetuara nga dhuna, por siç tha ai, duhet të mbështeten më tutje edhe në punësim, shëndetësi e politikë“.
E, Flutura Kumnova, njëra nga piktoret e kësaj ekspozite, tregoi për bashkëpunimin që ato dhe të mbijetuarat patën, shkruan telegrafi.com. Sipas saj, gjatë punimit të pikturave, këto gra zbuluan artin, hapën shpirtin, zhvilluan imagjinatën, dhe se motivimi dhe resurset që ato kishin dhe të cilat i fituan gjatë punës, bënë që këto vepra të flasin me emocione me ndjeshmëri, me guxim dhe intelekt.
Kumnova tha se në këto piktura, gjendet shpirti i këtyre grave.
“Ka një shpirt gruaje, ka një përjetim, ka një dhimbje dhe ka një mesazh të fortë, dhe ka një thirrje dhe ajo thirrje është, Ju nuk jeni vetëm. Dhe për këtë fletë kjo ekspozitë sot”, ka thënë Kumnova.
Në hapjen e kësaj ekspozite ishin edhe Ministria e Integrimeve, Vlora Çitaku, Ambasadorja e Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan, ai i Suedisë, Henrik Nilsson dhe Ambasadori i Austrisë, Johann Brieger.
Ekspozita me piktura të grave viktima të dhunimit gjatë luftës u hap për nderë të ditës ndërkombëtare kundër torturës.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”








