Lajme
Gjetaj: Gërmimet në Rashkë përfundojnë brenda pak ditëve
E rëndësishme në këtë proces është që mostrat nga mbetjet mortore të zhvarrosura, të dërgohen sa më parë për identifikim përmes analizës së ADN
Kryetari i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Prenkë Gjetaj, ka thënë se brenda këtyre ditëve, do të përfundojnë edhe gërmimet në Rudnicë të Rashkës, ku deri më tani janë gjetur eshtrat e 50 personave që konsideroheshin të zhdukur.
Gjetaj, këtë e ka konfirmuar gjatë takimit që ka pasur me Ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës, jo rezidente për Kosovë, Anick Van Calster.
Ai ka theksuar se gërmimet do të fillojnë edhe në dy lokacionet tjera në atë hapësirë. Sipas tij, e rëndësishme në këtë proces është që mostrat nga mbetjet mortore të zhvarrosura, të dërgohen sa më parë për identifikim përmes analizës së ADN, në laboratorët e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.
Gjatë takimit, Ambasadorja Anick Van Calster, shprehu gatishmërinë për përkrahje të mëtutjeshme të Mbretërisë së Belgjikës në këtë proces me rëndësi jetike për familjet dhe mbarë shoqërinë.
Ndëkohë Grupi Punues i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhdukjet e Detyrueshme vazhdon vizitën në Kosovë në një mision faktmbledhës për çështjen e personave të pagjetur.
Kryesuesi i Grupit Punues të Kombeve të Bashkuara Kundër Zhdukjes me Forcë, Airel Dulitzky, ka thënë se qëllimi i këtij misioni faktmbledhës është njohja nga afër me çështjen e të pagjeturve në gjithë rajonin e Ballkanit si dhe sfidat me të cilat përballen vendet që kanë qytetarë të tyre të pagjetur, si pasojë e konflikteve të armatosura.
Ai ka thënë se qëndrimi i OKB është që sa më parë të zbardhet fati i të gjithë të pagjeturve, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet e tjera të rajonit, të cilat kanë kaluar nëpër konflikte të armatosura, drejtësia të jap fjalën e saj dhe viktimat e familjarët e tyre të gëzojnë përkujdesjen e shoqërisë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













