Lajme
Jahjaga: Rruga jonë për BE varet nga bashkëpunimi me fqinjët
"Në BE, varësisht nga aftësia jonë që të ndërtojmë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, të cilat nënkuptojnë respekt për vlerat e mbajtura nga shoqëritë tona"
Presidentja Atifete Jahjaga, gjatë një fjalimi në takimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë, ka thënë se integrimi i Ballkanit në familjen evropiane do të varet nga bashkëpunimi ndërfqinjësor, ndërsa vendimi për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, është sinjal se dyert e Evropës ende janë të hapura.
“Jam posaçërisht e lumtur që sot mund t’i shpreh përgëzimet e mia Presidentit Nishani dhe vendeve të regjionit për vendimin e BE-së për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat dhe ta njeh vendosmërinë e qytetarëve dhe institucioneve të saj për të shtyrë përpara reformat dhe t’i përafrohet Bashkimit Evropian. Për ne të tjerët, të cilët ende jemi duke shtruar rrugën drejt Bashkimit Evropian, kjo është një testament dhe sinjal i qartë se dera mbetet e hapur për secilin vend që dëshiron të përqafojë vlerat dhe reformat dhe aspiron që të bëhet anëtare e BE-së”, ka thënë Jahjaga.
Ajo ka shtuar se përderisa gjatë dekadës së kaluar ishte vënë në dyshim qëndrueshmëria e politikës së zgjerimit dhe shkaqeve dhe efekteve të kësaj politike, nëpërmes frustrimeve brenda vendeve anëtar,e për shkak të shkallës së lartë të papunësisë, Ballkani Perëndimor ishte i bashkuar në aspiratën për anëtarësim në BE si një agjendë e vetme e cila na bashkon.
“Është po kjo perspektivë e BE-së e cila është dëshmuar të jetë një mjet i paimagjinueshëm i transformimit në një regjion i cili shpesh i ka rezistuar ndryshimeve. Dhe besoj se ajo të cilën e kemi në dorë momentalisht, ky momentum, duhet të vlerësohet dhe të avancohen, si nga regjioni po ashtu edhe nga BE-ja, si një garanci e vetme e progresit të cilin e kemi arritur, si dëshmi konkrete se kemi marrë mësim nga e kaluara”, ka shtuar Jahjaga.
Ajo ka thënë se paqja në Evropë, në masë të madhe e ushqyer nga Bashkimi Evropian, ka sjellë jo vetëm rritje dhe zhvillim të paprecedent, por ka sjellë edhe stabilitet politik, liri të lëvizjes dhe mirëkuptim më të thellë në mes të njerëzve dhe kombeve.
Kreu i shtetit të Kosovës ka potencuar se kjo liri e lëvizjes duhet të vlejë edhe për qytetarët e Kosovës.
“Është rast historik për ne që ta ndërmarrim këtë hap përpara. Është rast që ne kurrë më të mos i kthehemi tmerreve të së kaluarës. Vendet kyçe të BE-së kanë parë ndryshimet historike të cilat ky union i ka bërë në anën tjetër të perdes së hekurt, dhe ne, vendet e Ballkanit Perëndimor, e kuptojmë më së miri potencialin të cilin ky projekt e përmban për ndryshimin e vendeve tona dhe ndryshimin e drejtimit të historisë”, ka thënë Jahjaga në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Evropës Juglindore.
Ajo ka thënë se duke u bazuar në këtë bashkëpunim të ardhshëm për një paqe dhe stabilitet të vazhdueshëm, ne, vendet e regjionit, e kemi kuptuar se duhet të punojmë së bashku. “Ne kishim një të kaluar të rëndë, një të kaluar nga e cila mund të mos jemi këndellur plotësisht dhe pasojat e se cilës vazhdojmë t’i vuajmë, por jemi duke u bërë bashkë drejtë vizionit premtues për liri, paqe, stabilitet dhe prosperitet. Për të gjithë, për secilin qytetar, dhe si Presidente e Kosovës, jam e vendosur që këtë dedikim ta zbatoj në Kosovë”, ka thënë ajo.
Presidentja ka thënë se rruga jonë për në BE është e kushtëzuar me aftësinë tonë që të ndërtojmë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, të cilat nënkuptojnë respekt për vlerat e mbajtura nga shoqëritë tona dhe për integritetin e vendeve tona respektive.
“Marrëdhëniet e mira nuk ndërtohen vetëm me nënshkrime marrëveshjesh, por me implementimin e atyre marrëveshjeve. Jo nëpërmes barrikadave. Por nëpërmes dialogut kuptimplotë i cili do t’i largojë ato pengesa drejtë bashkëpunimit. Si vendi më i ri në regjion, Republika e Kosovës i ka dhënë prioritet ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore. Për ne, ndërtimi i themeleve të qëndrueshme për partneritete nuk është vetëm vendosmëri politike por edhe e nevojshme nëse duam të lëvizim përpara drejtë përmirësimit të jetës së qytetarëve tanë dhe të sigurojmë stabilitet në regjion”, ka përfunduar ajo.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









