Lajme
Asgjësohen mijëra bimë narkotike në Lazarat
Policia shqiptare hyjnë në disa lagje të Lazaratit dhe asgjëson disa parcela me mijëra bimë narkotike. Banorët po përdorin murtaja dore kundër Policisë. Aksioni po vazhdon...
Policia shqiptare ka arrit të futet në disa lagje të Lazaratit dhe ka asgjësuar mijëra bimë narkotike, megjithatë ajo është pritur me breshëri plumbash dhe me granatahedhës nga banorët e këtij fshati. Qeveria shqiptare u bëri thirrje banorëve që t’i dorëzojnë armët, ndërsa në Lazarat është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Megjithatë edhe në këtë kohë ky lokalitet që ka rreth 5600 banorë është i bllokuar nga rreth 500 forca policore.
Policia e Shtetit nëpërmjet një komunikate për shtyp, ka bërë me dije se uniformat blu kanë asgjësuar parcela të mbjella me bimë narkotike, si
Sipas Policisë, vetëm në pronën e një qytetari të njohur si Gate Mahmutaj, janë asgjësuar 7 parcela me 10 mijë bimë narkotike kanabis-sativa, dhe 1.000 fidanë kubikë të gatshëm për kultvim në kapanon. Po ashtu në pronën e tij Policia ka gjet prova për përfshirjen e disa banorëve të fshatit në shkëmbimin e zjarrit.
Sipas dokumentit, gjatë operacionit gjithashtu u konstatuan duke u djegur 6 fuçi me marijuanë, të cilave ua kishte vënë zjarrin vetë i dyshuari, me qëllim eleminimin e provës, si dhe sasi të tjera lëndë narkotike të konsiderueshme të papaketuara, raporton TCH.
“Në këtë operacion janë përfshirë rreth 500 forca dhe specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, forcave speciale RENEA, forca të FNSH-së së Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, si dhe të Delta Forcë në Vlorë”, njofton Policia.
Në anën tjetër, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri në një konferencë për media u bëri thirrje banorëve të Lazaratit që të hedhin armët, pasi në të kundërt ligji do të veprojë mbi ta më forcën maksimale.
“U bëj thirrje banorëve të Lazaratit të distancohen nga kriminelë. U bëj thirrje dhe atyre që tani në këto momentin kanë marrë armët kundër policisë. U them që i keni bërë llogaritë shumë keq. Mos mendoni kurrë që ka zot në tokë që mund t’u dali zot në rast se kundërshtoni me armë Policinë e Shtetit”, tha Tahiri.
Ai u tha banorëve të dhunshëm që t’i hedhin armët dhe ta lënë policinë të bëjë detyrën e vet. “Në të kundërt, forca e ligjit do të veprojë si asnjëherë tjetër. Policia e Shtetit do të bëjë detyrën pa asnjë dallim, ligji vlen për të gjithë. Jemi të vendosur të ndërtojmë shoqërinë e të drejtës e sundimit të ligjit në këtë vend”, deklaroi ai.
Ndërsa në TV A1, është lajmëruar me telefon Razip Mahmutaj nga Lazarati, i cili i ka quajtur mashtrime deklarata e Policisë, kinse ai është i inkriminuar në sulmin ndaj forcave blu. “Ju betohem për kokë të familjes që nuk di fare në lidhje me këtë ngjarje”, ka thënë ai.
“Di vetëm që më kanë akuzuar mua sikur kam krijuar një grup kriminal, por janë të gjitha mashtrime. Nuk kam qëlluar asnjë, kam qenë në punën time me bagëti. Tani jam në një fshat dhe nuk kam lidhje me këtë ngjarje. Për trafikantët nuk e di, por unë nuk kam përdorur kurrë armë dhe nuk kam fare armë”, ka thënë Mahmutaj.
Policia, ndërkaq ka publikuar një listë me 26 emra të personave të përfshirë në sulmin ndaj tyre, por nuk ka dhënë ndonjë bilanc nëse ndonjë polic është lënduar gjatë aksionit. Megjithatë Shteti Shqiptar duket se është i vendosur për të hyrë në gjithë fshatin dhe për ta mbyllur storjen e “Çifligut të Drogës”.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht









