Lajme
Maqedoni, nataliteti në rritje te shqiptarët
Në vitin 2008 popullata shqiptare ka marrë pjesë me 31.8 për qind, në numrin e përgjithshëm të lindjeve ndërsa në vitin e kaluar kjo përqindje ka qenë 35.1 për qind
Nataliteti te shqiptarët në Maqedoni është në rritje të vazhdueshme dhe vetëm në pesë vitet e fundit lindjet janë shtuar për 3.3 për qind. Këto përmasa demografike kanë shqetësuar komunitetin maqedonas, i cili në vitet e fundit ka një rënie të theksuar të lindjeve. Qeveria në Shkup megjithatë e ka gati një plan për shtimin e popullsisë.
Në vitin 2008 popullata shqiptare ka marrë pjesë me 31.8 për qind, në numrin e përgjithshëm të lindjeve ndërsa në vitin e kaluar kjo përqindje ka qenë 35.1 për qind.
Enti i Statistikave të Maqedonisë në raportin e publikuar për këtë vit, thotë se komunat me më së shumti natalitet janë: Tetova, Çairi, Kumanova, Saraji, Studeniçani, Struga, Shuto Orizarja, Bogovina. Ndërkaq, komunat me natalitet të ulët janë: Manastiri, Karposhi, Prilepi, Velesi, Koçani, Ohri, Kisella Voda, Kërçova, Demir Hisari et.
Burime brenda Qeverisë së Maqedonisë pohojnë për “Lajm” se alarmimi i situatës për natalitetin bëhet tani, kur edhe pritet që Qeveria të publikojë Strategjinë për shtimin e popullsisë, të cilin vitin e kaluar e përgatiti Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” me kërkesë të Qeverisë
Sipas të njëjtave statistika, lindjet nga etnia maqedonase kanë rënë nën 50 për qind, për rreth 60-të vjet.
Sipas Entit Shtetëror për Statistika, më 2013-të kanë lindur 11.602 maqedonas, 7.488 shqiptarë, 1.088 turq dhe 1.226 romë. Nga këto lindje shihet se vetëm për 5 vjetët e fundit ka një rënie rreth 5 për qind e lindjeve tek maqedonasit.
Burime shqiptare brenda Qeverisë pohojnë për “Lajm” se alarmimi i situatës për natalitetin bëhet tani, kur edhe pritet që Qeveria të publikojë Strategjinë për shtimin e popullsisë, të cilin vitin e kaluar e përgatiti Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” me kërkesë të Qeverisë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











