Literaturë
Gjashtë libra që mund t’i lexoni në plazh këtë verë
Vera më në fund erdhi dhe bashkë me të edhe plazhi. Me siguri shumë nga ju sot i drejtohen bregdetit për të përballuar temperaturat e larta. Verë do të thotë çlodhje, muzikë, udhëtim dhe shoqëri e një ose më shumë librave.
Kafe e ftohtë, limonada apo kokteje, ditë të gjata në plazh ose pishina… pushimet janë perfekte për t’u zhytur në histori.
Disa shkrimtarë e kritikë letrarë janë kundër termit “lexim veror”, duke mos e pranuar tendencën për të lexuar në bazë të ndarjes stinore. Por lidhja e verës me letërsinë nuk është edhe aq rastësore. Asgjë nuk e plotëson stinën e verës sesa një libër i mirë. Për të gjetur librin që i përshtatet shijeve të tua, fillimisht përcakto një zhanër: nga misteri te romanca, nga biografitë te guidat e udhëtimit.
Botimeshqipe.com rekomandon disa tituj që mund t’i merrni me vete.
Hakmarrja – Për të gjithë të pasionuarit e zhanrit triler, Nesbo është autori perfekt. “Hakmarrja” është një libër kompleks psikologji që bashkon skajet e dy hetimeve të ndryshme – grabitjen në bankën e Oslos dhe vrasjen e një gruaje.
Kërkesë për miqësi – I konsideruar nga shumë si trileri më i mirë i vitit, libri “Kërkesë për miqësi” i Laura Marshall do t’ju lërë pa frymë deri në faqen e fundit.
Kam shumë për të thënë – Christophe Van Gerreëey – Monologu i dëshpëruar i një burri që ka humbur dashurinë, por kërkon ende të flasë me ish-të dashurën, ndaj zgjedh t’i shkruajë një letër, që e di qysh në fillim se do të përfundojë në një roman për ta lexuar të gjithë.
Pesha e dashurisë – Sara Stridsberg – Me delikatesë të jashtëzakonshme, në këtë libër shkrimtarja Sara Stridsberg i jep jetë dimensionit mitik dhe të tmerrshëm njëkohësisht të spitalit psikiatrik, ku fiksimi për lirinë dhe ai për vdekjen përplasen në mënyrë të rrezikshme.
Të bëhesh – Michelle Obama – Libri më i shitur i muajve të fundit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, biografia e ish- zonjës së parë të vendit po thyen çdo rekord.
Brigje të pikëlluara – Ryan Gingeras – Historia e panjohur e shqiptarëve në Turqi në nga fundi i perandorisë Osmane 1912 – 1923. /E. Qose
Të ngjashme
Të tjera nga Literaturë
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













