Lajme
Lista “Srpska”, e gatshme për koalicion me Thaçin
Kjo listë që ka fituar 8 deputetë të komunitetit serb ka shprehur gatishmëri të hyjë në qeverisje me Thaçin. Partitë e opozitës fillimisht janë deklaruar kundër koalicionit
Derisa partitë shqiptare që kanë humbur zgjedhjet të dielën me 8 qershor, AAK, LDK dhe Vetëvendosje shprehen kundër një koalicioni me PDK-në e Hashim Thaçit, është Lista Srpska që ka fituar 8 deputetë të komunitetit serb, ajo që ka shprehur gatishmëri të hyjë në qeverisje me Thaçin.
Madje përfaqësuesit e kësaj partie thonë se nëse kryeministri Hashim Thaçi kërkon të bëjë koalicion edhe me listën “Srpska” atëherë ata janë të gatshëm të lidhin koalicion me të.
Lista “Srpska” ka fituar 8 ulëse nga 10 sa do t’i kenë serbët në Parlamentin e Kosovës. Dy ulëse i takojnë partisë së Nenad Rashiq, ministër i Punës në qeverisjen Thaçi 2.
“Ende nuk kemi nisur bisedimet, por nëse PDK-ja kërkon koalicion me partitë serbe fituese, ne do të pranojmë. Sidoqoftë për momentin jemi në pritje të rezultatit të deputetëve më të votuar dhe ndërkohë do të flasim edhe për mundësitë e koalicionit”, tha një zyrtar i listës “Srpska”, për “Zërin”.
“Srpska” ka dalë partia e 7-të më e votuara në këto zgjedhje, pas PDK-së, LDK-së, VV-së, AAK-së, Nismës, AKR-së, e cila ka marrë rreth 30 mijë vota nga serbët e Kosovës.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, serbëve u garantohen 10 ulëse në Kuvend. Në Beograd mendojnë se serbët do të marrin më shumë se 10 vende, kur të përfundon numërimi i të gjitha kutive të votimit nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
Njëri nga përfaqësuesit e Listës Srpska, një parti që dirigjohet kryesisht nga Beogradi, Milovan Drecun, tha se serbët duhet të jenë pjesë e institucioneve siç i ka quajtur ai, të përkohshme të Kosovës.
“Ata duhet të jenë pjesë e mandatit të ri të institucioneve të përkohshme të Kosovës, në mënyrë që të ngrenë zërin për serbët e Kosovës, të mos lejojnë diskriminimin ndaj tyre dhe të kontribuojnë në kthimin e të gjithë serbëve të shpërngulur nga Kosova”, tha Drecun.
Ndërsa ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka përshëndetur pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e 8 qershorit. “Është e rëndësishme që serbët, pa marrë parasysh përqindjen, kanë dalë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës dhe se do të kenë përfaqësuesit e tyre legjitimë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai.
Ndryshe, kjo është hera e dytë që serbët e Kosovës po marrin pjesë në zgjedhjet që organizojnë institucionet e Republikës së Kosovës.
Në anën tjetër, partitë shqiptare që humbën garën me 8 qershor, nuk po shprehin diskonim që të bëjnë koalicion me kryeministrin Hashim Thaçi. Madje lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti e ka quajtur lajm të keq për Kosovën fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Jemi të interesuar që të takohemi me partitë opozitare, që ta pamundësojmë edhe një mandat tjetër keqqeverisës me PDK-në. Jemi të interesuar që të takohemi me partitë e tjera që të mos i bashkohen PDK-së, jemi këmbëngulës që asnjë parti të mos i bashkohet PDK-së”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se nuk e përjashtojnë as koalicionin me LDK-në, por sipas tij, së pari duhet t’i bindin partitë e tjera, që të mos i bashkohen PDK-së. Edhe LDK ka deklaruar kundër një koalicioni me PDK-në. E nëse edhe AAK është në të njëjtën trajektore opozitare, atëherë mandatari Thaçi e ka vështirë të lidhë koalicion.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













