Lajme
Swisscoy ka nevojë për më tepër specialistë
Ka mungesë mjekësh, informaticientësh ose profesionistësh të mekanikës. Këto profile mungojnë pasi që ato edhe në ekonominë private janë shumë të kërkuara
Misioni zviceran në Kosovë, me kalimin e kohës merr gjithnjë më shumë karakter të ndihmës autoriteteve kosovare dhe më pak karakter paqeruajtës. Ndërkohë që ushtarë ka në numër të mjaftueshëm, për të kryer këtë funksion, atij i nevojiten më tepër ekspertë të fushave të caktuara.
Trajnimi për kontingjentin e radhës të Swisscoy-t fillon në korrik. Sipas shefit të personelit në Swissint, Georg Felix aktualisht janë 50 deri në 200 vende të lira, shkruan srf.ch. Ushtarë që duan të bëjnë shërbimin e tre në Kosovë ka në numër të mjaftueshëm, por problem paraqet rekrutimi i specialistëve, thotë ai.
Kështu, në Swisscoy ka mungesë mjekësh, informaticientësh ose profesionistë shtë mekanikës. Këto profile mungojnë pasi që ato edhe në ekonominë private janë shumë të kërkuara, sqaron Felix. Kjo ndodh, sipas tij për faktin se në fokus të misionit gjithnjë më shumë është mbështetja e autoriteteve kosovare dhe gjithnjë më pak sigurimi i paqes në vend.
Megjithëkëtë, Felix shprehet optimist se deri në korrik do të sigurohen edhe ekspertët e nevojshëm. Në disa raste ndodh që edhe kontratat ekzistuese me specialistë të zgjaten dhe veç kësaj, ushtria e ka shtuar dukshëm buxhetin për rekrutimin e trupave të Swisscoy-t.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












