Lajme
Kosova, marrëveshje me Qendrën George C. Marshall
Akademia Diplomatike e Kosovës dhe Qendra George C. Marshall kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Memorandumi u nënshkrua nga ministri Hoxhaj dhe gjenerali Dayton
Përfaqësuesit e Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë, George C. Marshall kanë nënshkruar të enjten një marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë Diplomatike të Kosovës, me të cilën mbështesin diplomacinë kosovare në disa fusha. Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Jashtme, Enver Hoxhaj dhe gjenerali Keith W. Dayton.
Me këtë rast, ministri Hoxhaj e ka vlerësuar të rëndësishëm nënshkrimin e marrëveshjes e cila ka për qëllim ofrimin e ndihmës në fushën e ndërtimit të kapaciteteve njerëzore dhe fuqizimit të diplomacisë kosovare. Ai tha se është një nder i veçantë që nënshkruhet një memorandum të bashkëpunimit me Marshall Center.
“Ne kemi shumë nevojë që të kemi bashkëpunim në fusha të ndryshme të jetës dhe Akademia jonë Diplomatike është institucion i ri dhe padyshim që në rrafshin e trajnimeve, vizitave, hulumtimeve ky memorandum i bashkëpunimit është një kornizë e cila në planin afatshkurtër dhe afatgjatë ia mundëson MPJ-së, Akademisë Diplomatike dhe shtetit të Kosovës që të rris kapacitetet e tij në shërbimin e jashtëm”, tha Hoxhaj.
Nga ana tjetër, Lt. Gen Keith W. Dayton drejtor i Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë, George C. Marshall, ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar edhe më tej shtetin kosovar duke kujtuar se Republika e Kosovës ka një rëndësi të veçantë për të.
“Kosova ka një pozitë të rëndësishme në zemrën time sepse kam qenë këtu edhe në ditët më të vështira, kam qenë këtu gjatë luftës së saj dhe përtej. Dhe po kthehem këtu për t’u ndjerë optimist dhe për të mbushur shpresat tuaja dhe për mundësitë që kemi ne në Qendrën Marshall në Amerikë dhe Gjermani për të ndihmuar për të ecur drejtë Evropës”, ka thënë Dayton.
Ai po ashtu ka shtuar se kjo Qendër është shumë e interesuar që të krijoj raporte me Akademinë Diplomatike, sepse siç ka thënë ai, Kosova ka një të ardhme të ndritshme”. Dayton ka treguar se pritje të njëjta për shtetin kosovar ka edhe Republika Federale e Gjermanisë e cila gjithashtu siç ka thënë ai, pret që Kosova të jetë vend i suksesshëm.
“E di se po flas edhe në emër të Gjermanisë dhe ata e dinin që po vija këtu dhe po ua përcjellë pritjet e tyre të larta se ky vend do të jetë i suksesshëm dhe e dimë që do të jetë i suksesshëm dhe ne jemi të gatshëm që të ndihmojmë diplomatët tuaj që të zhvillojnë procese diplomatike ndërkombëtare”, ka deklaruar Dayton.
Marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar të enjten është vazhdimësi e marrëveshjeve që Akademia Diplomatike e Kosovës po i realizon me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












