Lajme
Thaçi: bileta më të lira për kosovarët
Kosovarët, siç tha kryeministri Hashim Thaçi, udhëtojnë përmes transportit ajror më së shumti në rajon për kokë banori. Ai kërkoi bileta më të ulëta për kosovarët
Kryeministri Hashim Thaçi ka takuar të shtunën përfaqësuesit e aviokompanive ndërkombëtare që operojnë në Republikën e Kosovës, nga të cilat ka kërkuar që t’i ulin biletat për kosovarët. Ai u ka premtuar atyre kushte më të përshtatshme për operim, por ka kërkuar edhe bileta më të lira.
Kryeministri në largim ka takuar përfaqësuesit e aviokompanive ndërkombëtare: Adria Airways, Lufthansa, Germanwings, Austrian Airlines, SAS, Swiss, Croatia Airlines, Air Bucharest, Edelweiss Air dhe Turkish Airlines. Ai tha se të gjitha kompanitë janë të lira të operojnë në Kosovë.
Kosovarët, siç tha kryeministri Thaçi, udhëtojnë përmes transportit ajror më së shumti në rajon, për kokë banori.
“Me diasporën e madhe që ka Kosova, transporti ajror veç ka për t’u shtuar dhe falë masave lehtësuese të qeverisë sonë, bashkatdhetarët tanë kanë për të udhëtuar më shpesh, më shpejtë, dhe ajo që është më e rëndësishme, më lirë”, deklaroi kryeministri në ikje.
Ai tha se në një të ardhme shumë të afërt, qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Mirpo ndryshe nga fushatat tjera që kryeministri jepte data, kësaj here ai nuk e përmendi kohën e heqjes zë vizave.
“Qytetarët tanë do ta kenë shumë më të lehtë për të udhëtuar për të takuar të afërmit e tyre në Evropë dhe në botë, prandaj pritet që Aeroporti i Prishtinës do të ketë rritje të ndjeshme të udhëtarëve”, tha ai.
Kryeministri në ikje, tha se Republika e Kosovës ka një treg të hapur të transportit ajror, ndërsa kompanitë ajrore të Bashkimit Evropian gëzojnë liri të pakufizuara trafiku midis Prishtinës dhe çdo aeroporti në vendet e Bashkimit Evropian.
“Ne gjithashtu kemi marrëveshje liberale të transportit ajror me Zvicrën dhe Turqinë, të cilat stimulojnë rritjen e operimeve midis vendeve tona dhe destinacioneve pa asnjë kufizim”, deklaroi Thaçi, sipas të cilit, më 3 prill është hapur hapësira e lartë ajrore e Kosovës për mbikalime të aeroplanëve civilë.
“Jemi duke punuar që t’ju mundësojmë rrugë më të shkurtra për në Prishtinë, duke hapur korridore të reja që lidhin Kosovën me Malin e Zi, Shqipërinë dhe Serbinë.
Siç e dini, këto korridore do t’i shkurtojnë fluturimet tuaja për 15-20 minuta dhe do t’jua ulin ndjeshëm koston e operimeve “, tha ai.
Kompanitë e huaja, sipas tij, do të fluturojnë më lirë në Aeroportin e Prishtinës dhe si rezultat i kësaj “konsumatori gjithashtu do të ketë bileta më të lira”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











