Lajme
Filloi bashkëpunimi mjekësor Shqipëri-Kosovë
Operohen pacientët e parë nga bashkëpunimi i kardiokirurgëve nga Shqipëria dhe atyre nga Kosova
Mjekët specializantë nga Shqipëria dhe nga Kosova janë bashkuar të premten në Prishtinë për t’i kryer disa operacione në kardiake. Dy operacionet e para në zemër, shënuan edhe bashkëpunimin e parë të mjekëve shqiptarë, pas marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në fushën e Shëndetësisë.
Ky bashkëpunim filloi me dy ekipe mjekësh, njëri që erdhi nga Kardiokirurgjia e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës dhe mjekët nikoqir nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës në Prishtinë.
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, me këtë rast tha se ky është fillim i konkretizimit të bashkëpunimit ndërmjet shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
“Ky bashkëpunim vjen pas takimit të dy qeverive në Prizren dhe pas vizitës së Ministrit së Shëndetësisë së Shqipërisë, Ilir Beqja, ky është hap në drejtim të ndërtimit të shërbimit kombëtarë të kardiokirurgjisë” u shpreh Agani.
Sipas tij, 2 pacientët që janë operuar, nuk kanë pasur nevojë të trajtohen në institucione tjera private, apo jashtë vendi, por me sukses të plotë janë operuar në Prishtinë.
“Është themel i bashkëpunimit afatgjatë, i lidhur mes dy ministrive, dy shërbimeve, do jetë bashkëpunim sistematik, do ketë programe të rregullta operative në QKUK, në shërbimin kardiokirurgjisë tonë çdo dy javë me një program të caktuar, do të nënkuptojë edhe trajnimin e kuadrit tonë”, tha Agani.
Në anën tjetër, Qemajl Minxhozi, ambasador i Republikës së Kosovës në Shqipëri, tha se dy operacionet e realizuara janë vetëm nisma e bashkëpunimit.
“Janë dy intervenime simbolike që hapin trasenë e një rrugëtimi që do të nis nga shtatori i këtij viti, që Shqipëria me ekspertizë, me mjekë specialistë, me bashkëpunim me mjekët e Kosovës të pasojë me nisma tjera mes dy dikastereve”, u shpreh Minxhozi. Sipas tij, janë 6 institucione nga Shqipëria që pritet të bashkëpunojnë me ato nga Kosova.
Prof. Dr. Ali Rifatllari, kardiokirurg dhe rektor i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, tha se është ndërtuar udha të bashkëpunimit, por do të punohet akoma në bashkëpunim.
“Ndjeva kënaqësi të veçantë, po realizoja një ëndërr që kisha dikur, edhe në Kosovë të zhvillohet kardiokirurgjia, gjeta kushte të mira të sallave operative dhe atyre të reanimacionit, salla të nivelit evropian. Ky është mesazh që kemi një qendër të rikonstruktuar mirë të nivelit evropian, jo vetëm mjekët shqiptarë, por edhe i huaj do të kishte nderë të punonte”, theksoi Rifatllari
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











