Lajme
Një avion ulet në bregdetin shqiptar, dyshohet për drogë
Policia nuk ka arrit të konfirmojë nëse ishte defekt i aeroplanit, apo qëllimi ishte që të transportoj një sasi drogë nga Shqipëria në Itali. Në afërsi të aeroplanit u gjetën 400 kg drogë
Përveç shfrytëzimit të automjeteve dhe anijeve, dilerët e drogës në Shqipëri duket se kanë gjetur një linjë të re të shfrytëzimit, atë të transportit ajror. Mirëpo, aksioni i fundit duket se iu shkoj “ters” pasi që një avion i vogël tip “Piper” u zbulua nga policia shqiptare në bregdetin e Divjakës.
Policia nuk ka arrit të konfirmojnë nëse ishte defekt i aeroplanit, apo qëllimi ishte që të transportoj një sasi drogë nga Shqipëria në Itali. Por apriori, policia dhe institucionet shqiptare dyshojnë se ky aeroplan ka lidhje me transport droga, pasi që në një rrugë tjetër të Divjakës, u kap edhe një makinë me mbi 400 kilogram hashish.
Mjeti fluturues, sipas burimeve të para, i përkiste një shtetasi italian që kishte mbërritur në Shqipëri dy ditë më parë, në aeroportin e Rinasit, me leje të rregullt nga autoritetet e Aviacionit Civil, leje me numër 193, dhënë më datë 5 maj.
Sipas burimeve jozyrtare, avioni kishte qëndruar në pistën e Rinasit për dy ditë, deri të shtunën në drekë, rreth orës 13:30 kur mori lejen për t’u ngritur në një udhëtim panoramik. Të njëjtat burime i thanë TCH se pas ngritjes në fluturim, pas orës 14, avioni humbi kontaktin me Kullën e Rinasit.
Menjëherë u lajmëruan autoritetet përkatëse dhe policitë në qarqet e Fierit dhe Vlorës u vunë në kërkim të ndonjë vendi uljeje të mundshme të avionit. Aeroplani “Piper” u gjetur me hundë në rërë, ndërkohë në afërsi të vendit ku ra avioni, policia kapi një veturë me 460 kilogramë kanabis sativa.
Policia pasi rrethoi vendngjarjen arrestoi drejtuesin e mjetit, i cili sipas policisë është shtetasi Saimir Bajrami, i cili u përpoq t’i shpëtonte rrethimit, por u arrestuar dhe gjithashtu iu konfiskuan 27 mijë euro. Piloti nuk pranoi të ketë pasur lidhje me drogën por pretendoi vetëm për një avari teknike në avion.
Ngjarja e Divjakës detyroi presidentin e Republikës, Bujar Nishani, të thërriste në një takim pune në zyrën e tij, Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla për të diskutuar në lidhje me rrëzimin e avionit dhe kapjen e një sasie të konsiderueshme droge.
Presidenti Nishani i kërkoi Kryeprokurorit Llalla angazhimin maksimal të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të drejtuar hetimin, që në çastet e para deri në zbulimin e plotë të ngjarjes së paprecedent, siç e cilëson njoftimi i publikuar në faqen zyrtare të Presidencës.
Duke i siguruar mbështetjen e tij të palëkundur institucionale, kreu i shtetit shqiptar theksoi gjatë takimit me drejtuesin e organit të akuzës, Llalla, se hetimi i kësaj ngjarjeje duhet të jetë i gjithanshëm, me profesionalitet të lartë, transparent, si dhe i besueshëm.
Ndryshe, opozita shqiptare disa herë kishte dhënë vërejtje se droga që prodhohet në Shqipëri, po transferohet për në Evropë me aeroplanë të fshehtë që po vijnë nga vendet fqinje. Mirëpo deri më tani kko nuk ishte marrë për bazë, duke i konsideruar këto si dyshime të pa bazuara.
Siç është raportuar në Shqipëri, kryesisht në zonën e Lazaratit afër Gjirokastrës, prodhohen rreth 900 ton kanabis brenda një viti.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











