Lajme
Kosova ka vetëm 2 hotele me 5 yje
Hotel “Swiss Daimond”, hotel “Emerald” janë certifikuar më 5 yje, ndërsa 3 hotele tjera si “Amazona” , hotel “Ok”, dhe “Çarshia e Jupav” do ti kenë nga 3 yje
Hotel “Swiss Diamond” dhe hotel “Emerald” janë të vetmit hotele që janë vlerësuar me notën maksimale, pesë yje, ndërsa hotel “OK”, hotel “Amazona” dhe hoteli “Çarshia e Jupave”, mbajnë nga tri yje. Kështu ka vlerësuar një komision vlerësues dhe kategorizues i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI).
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj tha se qëllimi i certifikimit të hoteleve është që të sigurojmë cilësi dhe transparencë për turistet që vijnë në Kosovë.
“Jam shumë i lumtur që kemi ardhur deri në këtë pikë, që për herë të parë kemi implementuar një sistem të klasifikimit të kategorizimit ashtu siç kemi dashur kur është iniciuar Ligji për Turizmin”, deklaroi Nikaj, i cili edhe shpërndau certifikatat e para të kategorizimit të hoteleve.
Ai me tej theksoi se ky do të jetë një proces i vazhdueshëm.
“Unë shpresoj që javën tjetër do të ketë certifikata të tjera që do të shpërndahen dhe çdo javë do të përcillet me objekte hoteliere të klasifikuara, kategorizuara, në mënyrë që me datë 30 qershor ne të kemi një gjendje në terren e cila përkon me standardet që i parasheh Ligji për Turizëm”, ka thënë ai.
Ministri Nikaj, theksoi se qëllimi është që të sigurohet një cilësi dhe një transparencë në ofrimin e shërbimeve, dhe t’u garantohet atyre turisteve që vijnë në Kosovë kualiteti i shërbimeve nga të gjitha objektet një lloj.
Ministri Nika tha se Qeveria e Kosovës e sheh sektorin e turizmit si njëri ndër sektorët me potencial të madh që të tërheq turistë, por edhe të zhvillohet në të ardhmen. Ai po ashtu tha se ekziston një bashkëpunim i ngushtë me Qeverinë e Shqipërisë dhe qeveritë e vendeve tjera të rajonit, ku po provohet të ndërtohen paketa të përbashkëta turistike me vendet e rajonit.
“Besoj që procesi i kategorizimit do t’i ndihmojë ngritjes së cilësisë së ofertës sonë ndaj turistëve dhe vizitorëve edhe atyre të brendshëm dhe atyre ndërkombëtare”, theksoi Nikaj.
Ndërkaq, Zekë Çeku, anëtar i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, ka thënë se procesi i klasifikimit jo vetëm te ne por përgjithësisht në botë është një proces jashtëzakonisht sfidues dhe i vështirë.
“Mund të them që starti, përkundër vështirësive, përkundër sfidave, është mjaft i suksesshëm në radhë të parë duke siguruar kompetencën e komisionit, bashkëpunimin e madh të Ministrisë dhe të operatorëve ekonomikë, të përfaqësuesve të hotelit të cilët gjatë tërë kohës kanë qenë të interesuar dhe bashkëpunues”, deklaroi ai.
Ndërtimi i procesit, sipas tij, bazohet në përvojat më të mira ndërkombëtare.
“Ne kemi marrë përvojat e shteteve të Evropës Qendrore siç është Gjermania, Zvicra, Hungari Holanda etj… gjithsesi kemi marrë edhe përvojat e rajonit”, ka deklaruar Çeku.
Ndryshe, në gjithë territorin e Kosovës ekzistojnë vetëm 102 objekte hoteliere, të cilat bashkërisht i shfrytëzojnë vetëm 11 për qind të kapaciteteve të tyre. Kështu ka deklaruar në raportin e fundit Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) lidhur me të dhënat e hotelerisë.
Në Tremujorin e Tretë të këtij viti, sipas ASK-së, në Kosovë funksionojë vetëm 102 hotele, pjesa më e madhe e t cilëve gjenden në Prishtinë, Ferizaj, Prizren e Gjilan.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












