Lajme
Në ditën e punëtorëve, Kosova feston
Në Kosovë për 1 Maj nuk është protestuar, ndërsa si rëndomtë qindra qytetarë kanë dalë në parkun e Gërmisë për të festuar. Papunësia në Kosovë është më e larta në Evropë
Në ditën e punëtorëve 1 Majin, në të gjitha vendet e botës protestohet për më shumë të drejta, ndërsa në Kosovë është ditë festë. Këtu punëtorët konsiderohen më të nënçmuarit, për faktin se numri i të papunëve është më i madhi në Evropë, dhe kjo iu krijon komoditet punëdhënëse që të abuzojnë me punëtorët.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e papunësisë në vend është 30.9 për qind, ndërsa Banka Botërore konsideron se në Kosovë rreth 40 për qind janë të papunë. Shkalla e papunësisë tek meshkujt mbetet 28.1 për qind, tek femrat 40.0 për qind, ndërkaq tek të rinjtë e moshës 15-24 vjeç është 55.3 për qind.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, thotë për KP se preokupimi më i madh në vend, mbetet papunësia, e po ashtu dhe shkeljet e të drejtave të punëtorëve.
“Në këtë drejtim jemi duke përgatitur një strategji dhe dialogu me ata që janë kompetentë të hapin vende të reja të punës. Besoj se është një rrugë e vështirë, sepse është një papunësi e madhe dhe me një buxhet që ka qeveria jonë, normal që ka me pas probleme”, tha ai.
Përveç papunësisë, sipas tij, është evidente edhe shkelja e të drejtave të punëtorëve nga punëdhënësit. “Sidomos në sektorin privat nuk zbatohet ligji i punës”, deklaroi Arifi, i cili është kritikuar që nuk ka organizuar protesta për 1 Maj, sikurse në të gjitha vendet e botës që protestohet.
Në Kosovë sot nuk është protestuar, ndërsa si rëndomtë qindra qytetarë kanë dalë në parkun e Gërmisë për të festuar.
“Është rast i veçantë, kur në krejt boten për 1 maj kërkohen të drejta dhe përmirësim të kushteve të punës, në Kosovë shumë më tepër është duke u festuar dhe kremtuar. Është diçka që të shqetëson, që nënkupton se ata që nuk kanë punë, nuk kanë dhe për çka të brengosen dhe të kundërshtojnë”, deklaroi ndërkaq, Safet Gërxhaliu.
Madje ai thotë se në një shtet, i cili ka mbi 40 për qind të popullsisë të papunë, duhet të brengoset më tepër, pasi që nuk mund të ketë stabilitet politik, nëse nuk ka stabilitet social.
Ndërsa Berat Luzha, zëvendës ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, thotë se papunësia mbetet ndër problemet kryesore në vend. Megjithëse thotë se shkalla e papunësisë, asnjëherë nuk mund të llogaritet saktë, sipas MPMS-së ajo sillet nga 30 deri në 35 për qind.
“Ne llogarisim se shkalla e papunësisë është diku prej 30 deri në 35 për qind, jo më shumë. Edhe pse spekulohet se është 45 e më tutje. Mendoj që nuk është gjithaq drastike, por që ne e kemi problemin e papunësisë,e kemi problemin e një numri të madh të papunëve të cilët kërkojnë punë”, tha Luzha.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












