Lajme
Për një muaj 750 azilkërkues kosovarë
Të dhënat e fundit që vijnë nga BE-ja, tregojnë se vetëm në muajin janar, 750 kosovarë kanë kërkuar azil në shtetet e Bashkimit Evropian
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës për çdo ditë po u bëjnë thirrje qytetarëve që mos të shkojnë në Evropë për të kërkuar azil, sepse vetë shtetet e BE-së kanë vendosur që mos të lëshojnë lejeqëndrim për kosovarët. Kjo thirrje megjithatë nuk po jep rezultat. Vetëm në muajin janar, 750 kosovarë kanë kërkuar azil në BE.
Edhe pse shumica e atyre që marrin botën në sy, janë të vetëdijshëm se mundësia për të fituar statusin e qëndrimit në ndonjë shtet të Evropës është minimale, ata prapë po ikin me shpresën se do ta gjejnë “tokën e premtuar”.
Të dhënat e fundit që vijnë nga BE-ja, tregojnë se vetëm në muajin janar 2014, janë 750 kosovarë që kanë kërkuar azil në shtetet e Bashkimit Evropian. Prej tyre gazeta “Zëri” raporton se 150 janë kosovarë që kanë kërkuar azil për të dytën apo të tretën herë, pasi që të njëjtëve u ishte refuzuar viteve të kaluara azili, ndërsa të tjerët për herë të parë.
Ndërkohë që shifrat finale të përgatitura nga BE-ja, për azilkërkuesit kosovarë gjatë gjithë vitit 2013 shënojnë mbi 21 mijë, vit ky që ka shënuar edhe rritjen më të madhe të azilkërkuesve, në vitet e fundit.
Numri i tyre në krahasim me vitin 2012 ishte 10 mijë më i lartë. Sidoqoftë, siç thotë një zyrtar i BE-së, numri i kosovarëve që ka lëshuar Kosovën për të jetuar në Evropë mund të jetë edhe më i madh.
“Për shkak se ka shumë prej tyre që fare nuk paraqiten azil, por përpiqen aq sa munden të jetojnë ilegalisht. Ndërsa numrin që ne e kemi është vetëm i llogaritur nga ata që kërkojnë azil”, tha ky zyrtar i BE-së.
Ndryshe, Hungaria, Franca, Gjermania, Belgjika, Zvicra, Suedia, Austria, Norvegjia, mbesin ndër vendet më të preferuara të azilkërkuesve kosovarë, ndërsa mosha e tyre sillet nga 18 deri në 35 vjeç. Nga 750 azilkërkuesit, prej tyre 70 kanë kërkuar azil në Belgjikë, 555 në Francë e Gjermani dhe 125 në Suedi.
Ndryshe edhe për kërkesat në shtetet tjera, vendimet kryesisht kanë qenë refuzuese për statusin e tyre. Prej 21 mijë kërkesave për azil në vitin 2013, prej tyre vetëm 380 kanë marrë përgjigje pozitive për leje qëndrimi, ndërsa mijëra të tjerë janë refuzuar.
Prej shteteve të BE-së, Franca ka kthyer më së shumti përgjigje pozitive, ajo ka kthyer 175 përgjigje pozitive; Gjermania ka kthyer 35 përgjigje pozitive; Austria 30 përgjigje pozitive; Suedia 35 përgjigje pozitive; Zvicra, ka kthyer 80 përgjigje pozitive; Norvegjia 5 përgjigje; kurse Hungaria që ka marrë më së shumti kërkesa për azil, nuk e ka kthyer as një përgjigje pozitive.
Numri i azilkërkuesve ndër vite
Viti 2010: 14.310 azilkërkues
Viti 2011: 9.790 azilkërkues
Viti 2012: 11.135 azilkërkues
Viti 2013: 21.965 azilkërkues
Janar 2014: 750 azilkërkues
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












