Lajme
Kosova, Adnan Jonuzajn e fton për miqësore
Deri më tani konfirmohet vetëm ftesa drejtuar yllit të Manchesterit, Adnana Jonuzajt, por nuk dihet nëse në miqësoren historike do të ftohen edhe Xherdan Shaqiri me shokë
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në Futboll, Albert Bunjaku ka rënë në hall se cilët lojtarë kosovarë t’i thërras në ndeshjen e parë miqësore kundër Haitit, që do të luhet me 5 mars në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Deri më tani konfirmohet vetëm ftesa drejtuar yllit të Manchesterit, Adnana Jonuzajt.
Mirëpo, Bunjaku nuk ka treguar nëse ftesat do t’i dërgohen edhe yjeve që luajnë për kombëtarë e Zvicrës, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrani.
Derisa kryetari i Federatës së Futbollit në Kosovës, Fadil Vokrri ka deklaruar se ftesat do t’u dërgohen të gjithë yjeve, Bunjaku para disa javësh ka thënë se lojtarët të marrin pjeseë në Brazili 2014 do të kursehen.
“Ftesat e lojtarëve tashmë janë të gatshme dhe pritet që të hënë t’i nisim zyrtarisht drejt klubeve ku angazhohen në ata që kam planifikuar t’i ofroj kundër Haitit”, ka thënë Bunjaku për mediat në Prishtinë, por nuk ka pranuar të bëjë të ditur emrat që do të ftojë pr ndeshjen.
“Do t’i ftoj 18 futbollistë për ndeshje, plus dy të tjerë si rezervë. Emra për momentin nuk jap, por do ta bëj këtë në kohën e duhur. Planifikohet një konferencë për shtyp më 2 mars dhe besoj se këtë ditë do të dihen emrat e të gjithë të ftuarve për ndeshjen me Haitin”, ka deklaruar Bunjaku.
Mirëpo mediet kanë zbuluar vetëm emir njëri nga futbollistët që do të marrë ftesën për këtë ndeshje. Ai është super talenti i Manchester Unitedit, Adnana Jonuzajn. Për këtë kanë skuar edhe mediet e huaja, të cilat thonë se shumë shpejt Jonuzaj do ta vesh fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.
“Në rast se e shihni 19 vjeçarin më 5 mars në stadiumin e “Adem Jashari”në Mitrovicë, atëherë mos u çuditni! Kjo pasi Januzajt tashmë iu është bërë ftesë zyrtare nga Përfaqësuesja e Kosovës për ta vesh fanellën e saj në miqësoren kundër Haitit”, shkruan gazeta sportive “Arena”.
Sipas këtij shkrimi, Adnan Januzajt iu është bërë ftesë zyrtare nga Përfaqësuesja e Kosovës nëpërmjet Federatës, e cila tashmë besoj ta ketë dërguar ftesën në klubin e lojtarit.
“Mesfushori ofensiv i Manchester Unitedit, që mund të luajë për Belgjikën, Anglinë dhe Shqipërinë është joshur nga përfaqësuesja e Kosovës, sipas babait të tij. Edhe pse Kosova nuk njihet nga FIFA ai tashmë ka pranuar të jetë pjesë e këtij ekipi”, shkruan “lavenir.net“.
Loja kundër Haitit është historike për Kosovën, sepse është ndeshja e parë që luhet pasi FIFA i lejoi Kosovës ndeshjet miqësore me Kombëtaren
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









