Lajme
Ilaçe apo helm pinë kosovarët!
Sipas farmacistëve kosovarë, janë rreth një mijë lloje të barnave që nuk janë të regjistruara në Kosovë, duke krijuar dyshime të qytetarët nëse po pinë ilaçe apo helm
Kosova vazhdon të mbetet tregu më i lirë për kontrabanduesit e barnave, të cilët për vite me radhë vazhdojnë të shesin ilaçe pa licencë dhe pa kontroll të duhur.
Krejt kjo “zallamahi”, sipas farmacistëve, po vjen si pasojë e mos-regjistrimit të barnave nga Agjencia për Produkte Medicinale.
Shitja e barnave pa licencë krijon tek qytetarët, të cilët nuk dinë nëse po pinë ilaçe apo helm.
Alban Desku është farmaciste e pavarur në Prishtinë. Ai tha se në tregun e Kosovës ekziston një numër i madh i barnave që kontrabandohen dhe të njëjtat nuk janë të regjistruara dhe nuk kanë autorizim marketingu.
“Për dallim prej shteteve të rajonit Kosova ka një numër të madh të barnave që i mungojnë dhe kjo është shkaktari pse kontrabandohen barnat në Kosovë”, deklaroi ai.
Sipas Deskut, duhet ta respektohet karta e të drejtave të njeriut, që një pacient nëse e kërkon ilaçin, duhet ta ketë të drejtën ta ketë atë ilaç.
“Kur pacienti vjen e kërkon ilaçin, atij nuk i intereson a është i kontrabanduar apo si ka hyrë, nuk po flasim për cilësinë, nëse ai ka nevojë jetike për atë ilaç, duhet ta ketë të drejtën ta marrë”, shprehet Desku.
Ndërkaq këtë gjendje të krijuar lidhur me barnat, Desku e vlerëson si mospunë të AKPM-së, duke thënë se asnjëherë nuk është hulumtuar tregu, në mënyrë që të dihet saktë se për çfarë lloje ilaçesh ka nevojë vendi.
“Kjo gjendje është pasojë e mospunës së AKPM- së, jo vetëm tash, por prej kohësh, sepse nuk e kanë pasur një plan strategjik, nuk ke kanë hulumtuar tregun se për çfarë barna ka nevojë Kosova. Mund të them se janë rreth 1 mijë lloje të barnave që nuk janë të regjistruara e ka nevojë të mjaftueshme për to”, thotë Desku për REL.
Ndryshe zyrtarë në Doganat e Kosovës thonë se barnat si produkte kontrabandohen.
Adriatik Stavileci është zëdhënës në Doganat e Kosovës. Ai ka thënë se krahasuar me periudhën paraprake, ka rënie të kontrabandës me barna, megjithatë ky fenomen ende po vazhdon.
“Kemi probleme të tilla dhe tentim të kontrabandimit të barnave. Gjithsesi mbetet një fushë problematike kjo çështje sepse ka importues që nuk janë të licencuar dhe nuk e zbatojnë rregullativën ligjore që parashihet në Kosovë. Dogana e Kosovës ka zënë disa raste dhe nuk mund ta mohojë faktin që ka kontrabandim të barnave, por situata është shumë më mirë sesa që ka qenë më herët”, thekson Stavileci.
Arianit Jakupi, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale, ka deklaruar në Kosovë, sipas legjislacionit në fuqi, duhet që para se të tregtohen barnat të regjistrohen në AKPM, procedurë kjo e cila zgjatë.
Gjithashtu, për shkak të tregut të vogël në Kosovë, kompanitë farmaceutike për lloje të caktuara të barnave nuk shfaqin interes për t’i regjistruar, kurse në anën tjetër mund të jenë të nevojshme për pacientët.
Ndryshe, vetë dy muaj më parë, autoritetet e Kosovës kanë zënë në flagrancë një profesor të kimisë duke prodhuar barna ilegalisht në një garazhë me kushte mizerje . Për çudi, ky profesor universiteti, pas mbajtjes në paraburgim, brenda disa ditësh është lëshuar për t’u mbrojtur në liri.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












