Lajme
Pikturat e Mulliqit në pulla postare
Janë katër pulla postare, të cilat janë lëshuar të hënën në qarkullim si pjesë e emisioni më të ri të Filatelisë së Postës së Kosovës
Posta e Kosovës ka ndërkombëtarizuar veprat e piktorit më me famë në Kosovë, Muslim Mulliqit duke i vendosur në pulla postare. Janë katër pulla, të cilat janë lëshuar të hënën në qarkullim si pjesë e emisioni më të ri të Filatelisë së Postës së Kosovës.
“Muslim Mulliqi, i cilësuar si pionier i artit modernist në hapësirat shqiptare, në pikturat e tij si element të rëndësishëm i ka kokat, të cilat përcjellin ankthin, mallin, pritjen dhe shikimin jashtë dritareve, piktura të teknikës së vajit mbi pëlhurë dhe mbi dru, në të cilat ndërthuret folklorizmi me bashkëkohoren”, thuhet në njoftimin e PTK-së.
Veprat e stilit figurativ ekspresionist të Mulliqit, siç thuhet më tej, trajtojnë ambientin kosovar, mirëpo autori e tejkalon sfondin territorial lokal duke kërkuar universalen dhe lirinë e shprehjes artistike.
“Artisti veçon kullat, që janë në formën e personazheve të kompozuara me figura njerëzore”, thuhet në njoftim.
Muslim Mulliqi ishte njëri ndër themeluesit dhe dekani i parë i Akademisë së Arteve në Prishtinë, ndërsa prej vitit 1980 ishte anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Mulliqi ekspozoi në Kosovë, në hapësirat e ish-Jugosllavisë, në Romë, Tiranë, etj. Punoi si profesor i pikturës në Fakultetin e Artit, Universiteti i Prishtinës. Veprat e tij gjenden në shumë galeri, muze si dhe te koleksionistët. Piktori Muslim Mulliqi u lind më 1934 në Gjakovë, ndërkaq vdiq në Prishtinë, në vitin 1998.
Filatelia e Postës së Kosovës, siç thuhet më tej në njoftim, do të prezantojë edhe në të ardhmen përmes pullave postare veprat e artistëve tanë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













