Lajme
Së shpejti konsullatat në Munih dhe Milano
Ministri Enver Hoxhaj ka premtuar hapjen e dy konsullatave te reja, një në Milano dhe një në Munih, ku janë të koncentruar një numër i madh i mërgimtarëve kosovarë
Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ka paralajmëruar zgjerimin e rrjetit diplomatik dhe konsullor të Kosovë, ndërsa në prioritet, sipas tij, janë hapja e dy konsullatave të reja, një në Milano të Italisë dhe një në Munih të Gjermanisë.
Këtë njoftim ministri Hoxhaj e ka bërë në rrjetin social Facebook.
“Ne do të hapim Konsullatën në Munih të Gjermanisë dhe një në Milano të Italisë. Kështu ne do të ofrojmë shërbime konsullore në dy qendra shumë të mëdha, ku deri më sot ka munguar ofrimi i shërbimeve konsullore”, ka thënë Hoxhaj, citon RTK.
Po ashtu, këto dy qendra, sipas Hoxhajt, janë ndër më të zhvilluarat në Gjermani dhe në Itali, prandaj hapja e këtyre dy konsullatave do të kenë një rol shumë të rëndësishëm në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik.
Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu ka thënë se në vitin që lam pas, Kosova ka vazhduar forcimin dhe shtrirjen e shërbimit të jashtëm dhe se tashmë janë 22 misione diplomatike, 14 misione konsullore dhe katër konsullata të përgjithshme, tri prej të cilave janë funksionalizuar në vitin 2013: ajo në Strasburg, Stamboll dhe Gjenevë.
“Këto misione do të jenë në shërbim të mbrojtjes dhe të promovimit të interesave të qytetarëve të Kosovës. Brenda vitit 2013, në këto misione janë pajisur më shumë se 25 mijë shtetas të Kosovës me pasaportë, derisa rreth 15 mijë me letërnjoftim”, theksoi Hoxhaj.
Pas fillimit të aplikimit të regjimit të vizave, misioni në Stamboll, sipas Hoxhajt, ka pajisur 620 shtetas të huaj me viza të Republikës së Kosovës.
“Të gjitha këto flasin për një punë të madhe që është bërë nga stafi i misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












