Lajme
Shumë raste me grip në Maqedoni
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, deri tani janë regjistruar 746 pacientë të sëmurë nga gripi, ndërsa vetëm një rast është diagnoztifikuar me grip të derrit
Gripi sezonal ka sulmuar Maqedoninë gjatë ditëve të fundit. Sipas medieve në Shkup, numri i të sëmurëve nga gripi sezonal po shënon rritje të vazhdueshme, duke shkuar në 161 persona brenda një jave.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik deri tani janë regjistruar 746 pacientë të sëmurë nga gripi nga fillimi i sezonit të dimrit, raportin INA.
Vetëm një rast është konstatuar infektimi me virusin AH1N1 apo i ashtuquajturi gripi i derrit. Në krahasim me vitin e kaluar ka një rritje për katër herë më të lartë në krahasim me vitin e kaluar.
Sipas Institutit, numri më i madh i të sëmurëve nga virusi i gripit është në Tetovë.
Deri në fund të javës së 51-të, kundër gripit sezonal janë vaksinuar gjithsej 23.970 persona dhe me këtë, janë harxhuar të gjitha vaksinat e blera në institucionet publike-shëndetësore, të cilat janë të autorizuara për vaksinim kundër gripit.
Ndryshe, grupi sezonal ka “metastazuar” edhe në Kosovë, ndërsa e veçanta është se këtë vit nuk është raportuar për ndonjë rast me gripin e derrit. Gripi sezonal dhe a AH1N1 nuk dallojnë shumë, prandaj në Kosovë e Maqedoni gjithmonë është rrezik kur shfaqet gripi sezonal.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










