Lajme
Edhe Jakup Krasniqi i akuzuar për krime lufte
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, zëdhënës i ish-UÇK-së, është intervistuar nga hetuesit e EULEX-it në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte në Drenicë në vitin 1999. Krasniqi mohon akuzat
Grupit të të akuzuarve për krime lufte ndaj popullatës civile, të premten i është bashkuar edhe Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe aktualisht kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ai është intervistuar nga hetuesit e EULEX-it në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte në Drenicë në vitin 1999.
Krasniqi ka qenë në Kuvendin e Kosovës, në kohën kur po zhvillohej një seancë e rregullt plenare, kur është ftuar nga hetuesit e EULEX-it. Ai me veturë zyrtare dhe nën shoqërimin e avokatit, Menxhit Syla është intervistuar për rreth dy orë në zyrat e EULEX-it në Prishtinë.
Mediet thonë se Krasniqi mund të përfshihet në aktakuzën që tashmë është ngritur për ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimin dhe bashkëluftëtarët e tij, Ismet Haxhën, Nexhat Çubrelin dhe Shefki Hysenin.
Pas përfundimit të marrjes në pyetje është deklaruar avokati, Mexhid Syla, i cili e ka thënë se Krasniqi është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, që ka të bëjë me rastin e “Grupit të Drenicës” dhe se statusi ligjor i kryetarit të Kuvendit nuk dihet ende.
Nuk ua kam prerë flokët, as buzët, të burgosurve
“Jakup Krasniqi është i dyshuar për momentin. Ende nuk ka ndonjë vendim të gjykatës por vetëm është thirrur që të japë disa sqarime. Akuzat kanë ardhur nga dëshmitarë të mbrojtur me shifra A dhe B të cilët janë shumë të paqartë”, ka thënë shkurt mbrojtësi Syla.
Ndërsa në mbrëmje është deklaruar vetë kryeparlamentari Krasniqi përmes një deklarate publike në faqen e tij zyrtare në Facebook. Ai citon një deklaratë që ka lëshuar më 15 nëntorit 2013, kur thotë se është akuzuar kinse ua “prerë flokët dhe buzët” të burgosurve nga UÇK-ja!
“Kjo propagandë, pa asnjë bazë të vërtetë, synonte të relativizojë krimet serbe në Kosovë sidomos kur ato çdo ditë e më tepër po dalin në shesh nga protagonistët që kanë kryer vrasje më mizore kundër shqiptarëve në Kosovë. Edhe pse autoritetet e hetuesisë së EULEX-sit ishin të bindur se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë propagandë unë u ftova që të jap mendimin tim lidhur me këtë çështje”, deklaron Krasniqi.
Ai thotë se “jemi duke jetuar në një kontekst të veçantë historik ku shpifjet kundër personaliteteve të ndryshme, madje edhe kundër një lufte çlirimtare bëhen përmes mediave dhe askush nuk merret në përgjegjësi të sqarojë shpifjet e tilla”.
Demantet përmes deklaratave publike, sipas tij, nuk mjaftojnë. “Duhet të shkohet edhe në zyrat e hetuesisë për t’u sqaruar! Ketë e bëra unë sot me gatishmërinë për të ndihmuar drejtësinë dhe të vërtetën për luftën në Kosovë 1998/99. Sa herë të kërkohet dhe nga kushdo që kërkohet unë jam i gatshëm të sqaroj dhe të mbroj pastërtinë e luftës sonë çlirimtare”, deklaron Krasniqi.
Reagojnë ligjvënësit
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputeteve të Kuvendit të Kosovës, të cilat akuzojnë EULEX-in për këshilloj spektaklesh.
Deputeti i maxhorancës, Behar Selimi ka thënë se EULEX-i duhet të jetë me pragmatik në rastin e hetimit dhe intervistimit të njerëzve që drejtojnë institucionet, për faktin se spektaklet e tilla kanë jehonë negative në botë.
“EULEX-i të ketë një kujdes të shtuar sepse personi është kryetar i Parlamentit dhe përfaqëson një organ të lartë. Ndoshta nuk është drejtim i duhur se si në mënyrën gjatë orarit të punës ai ftohet në intervista. Por, mënyra se si është bërë ky trajtim sot, është negativ”, ka thënë Selimi.
Edhe deputeti opozitar, Sadri Ferati ka kërkuar që të marrin fund këto situata të pakëndshme të figurave publike.
“Mendoj se nuk është e këndshme dhe Kosova duhet shumë shpejt të rregullojë këtë çështje me EULEX-i dhe figurat publike të mos i nënshtrohen këtyre situatave. Mendoj që as nuk i bën mirë shtetit e as personaliteti”, ka theksuar ai.
Ehe tjetër i opozitës, Ahmet Isufi ka bërë thirrje që të ndalet dëmtimi i imazhit të personaliteteve që kanë kontribuar për Kosovën. “Ky është edhe një rast se në Kosovë dikush është i interesuar të dëmtojnë imazhin e personaliteteve që kanë dhënë kontribut për këtë vend dhe është absurde që kryetari i Parlamentit të merret në këtë mënyrë në pyetje”, ka thënë Ahmeti.
Jakup Krasniqi ka qenë zëdhënës dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Ai që nga përfundimi i luftës është deputetë i Kuvendit të Kosovës, ndërsa në dy nomenklaturat e fundit është edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës. Krasniqi gjatë viteve ’90 ka qenë i burgosur politikë me disa vite burg
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











