Lajme

Raportohet për abuzime me të sëmurët mendorë

Instituti për Qëndrueshmëri dhe Zhvillim të Rinisë (ISDY), raporton për trajtim jonjerëzor të të sëmurëve mendor në Institutin e Shtimes. ISDY thotë se atje edhe abuzohet me të sëmurët

Mendor, i themeluar që në kohën e ish-Jugosllavisë. Mirëpo stafi i kësaj qendre disa herë është akuzuar se nuk i trajton si duhet pacientët, madje edhe abuzohet me të sëmurit mendor.

Së fundi ka dalë Instituti për Qëndrueshmëri dhe Zhvillim të Rinisë (ISDY), i cili flet për këtë institut, respektivisht abuzimet që ndodhi aty.

Era e keqe të zë frymën, çarçafë të fëlliqur, të sëmurët duke bredhur nëpër oborr ku edhe kryejnë nevojat fiziologjike, disa që flenë në dysheme të zhveshura e të betonit…Kështu e përshkruan ISDY gjendjen e të sëmurëve mendorë në Institutin e Shtimes.

“S’po muj me ndejtë në shtëpi po du me shku, e du Prishtinën po ma shumë e dua familjen time”, flet një banore gjatë monitorimit të gjendjes së tyre në Shtime.

Të jetuarit në Shtime është formë e tmerrshme e ndalimit për një person, i cili duhet të vuajë nëpër këto eksperienca për vite të tëra.

“Në mungesë të respektit për dinjitet njerëzor, rreziku për shkak të kushteve johigjienike, kujdesit mjekësor të papërshtatshëm, dhe mungesës së mbrojtjes nga abuzimi fizik dhe seksual e bëjnë ndalimin në Shtime për çdokënd një formë të trajtimit “çnjerëzor dhe degradues”, thuhet në raport.

E alarmuar, kjo organizatë shkruan në raport se “Shtimja është aq e rrezikshme dhe shkatërruese për shëndetin mendor dhe fizik të banorëve të saj, sa që OKB-ja dhe Komisioni Evropian duhet të planifikojë mbylljen e tyre në datën më të shpejtë të mundshme – sapo të mund të krijohen alternativat në komunitet”, citon “Zëri”.

Ka deri në pesë shtretër në një dhomë, ndërsa dhomat janë të shkreta, përveç shtretërve dhe dollapëve, të cilat iu mungojnë shumicës të banorëve.

“Nuk ka salla apo qasje në material për lexim, libra, apo gazeta ditore, në pjesën më të madhe të hapësirave për banim. Nuk ka orë për t’i orientuar njerëzit për kohë të ditës. Shumë njerëz kalojnë ditët e tyre ulur në banka, duke bredhur në oborr, apo duke fjetur në dyshemetë e zhveshura të betonit”, shkruan në raport.

Isuf Halimi, drejtor ekzekutiv për Evropën Juglindore në këtë organizatë, ka bërë të ditur se raporti do të publikohet të martën, i cili do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës, Komisionit Evropian, OKB-së dhe OSBE-së, si dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut në Kosovë.

“Jashtë objektit, monitoruesit gjetën jashtëqitje në tokë. Po ashtu monitoruesit vërejtën një numër të çarçafëve të fëlliqur. Disa herë gjatë vizitës, duke ecur në objekt, edhe stafi e mbulon fytyrën për të mos e ndier erën e papastërtisë në objekt”, ka thënë ai.

Në institucionet e Shtimes banoret tregojnë se me vite nuk i kanë larë dhëmbët. Si rezultat, shumicës së njerëzve u mungojnë dhëmbët. Këta individë janë të detyruar të hanë përshesh nga buka e njomur në supë.

Në institucionin e QIRSKP, forma e vetme e trajtimit për shumicën e njerëzve me sëmundje mendore janë barnat psikotrope – të cilat administrohen në mungesë të rrezikshme të kontrollit nga profesionistët psikiatrikë.

Këto barna psikotrope janë të fuqishme si ndalues kimikë – shkelje e etikës mjekësore dhe e standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

ISDY i bën thirrje Qeverisë të Kosovës që menjëherë të vendosë mekanizmat për të hetuar deklaratat për abuzimet në institucione dhe programet e bazuara në komunitet, të cilat i shërbejnë njerëzve me aftësi të kufizuara mendore.

Ndryshe, Instituti në Shtimje është hapur qysh në kohën e ish-Jugosllavisë. Aty ka pacientë që nga paralufta, kur në Kosova ka qenë i vendosur regjimi i dhunshëm i Millosheviqit. Ky Institut është i vetmi i Kosovë që mirëmbahet nga shteti, ndërsa janë edhe disa më të vogël që zakonisht financohen nga ndërkombëtarët.