Lajme
Festë e qetë për 101 vjet shtet
Shqiptarët gjithandej Ballkanit e kanë festuar në mënyrë dinjitoze 28 Nëntorin “Festën e Flamurit”. Derisa në Kosovë e Shqipëri ishte qet, në Luginë të Preshevës u protestua, ndërsa në Maqedoni u shënuar incidente të vogla
Një vit më parë Sheshi “Nënë Tereza” në Prishtinë ishte i vogël për t’i zënë mijëra qytetarë që festuan 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa sivjet në kryeqytetin e Kosovës ishte gjithçka qetë. Të vetmit që mundoheshin t’i japin shpirt 101 vjetorit të shtetit shqiptar, ishin disa fëmijëve me flamuj kuqezi dhe disa zurnaxhinj.
Edhe pse në Kosovë, 28 Nëntori konsiderohet si festë memoriale dhe jo shtetërore, qeveria e Kosovës e ka shpallur ditë pushimi. Sheshet megjithatë ishin skuqur me flamuj, ndërsa flamujshitësit dukeshin më pak të gëzuar, kjo sepse sivjet kanë shitur më pak flamuj se sa herëve të tjera.
“Sivjet kam shitur shumë pak flamuj, edhe pse çmimet janë shumë të lira. Një flamur i madh kushton 3 euro, kure i vogli i tavolinës 1 euro. Po ashtu edhe të veturës e shes 1 euro”, tha për “albinfo.ch” një flamur shitës, i cili në çdo rast e përmendke shkrimtarin Ernest Koliqin.
“Koliqi ka thënë, se flamuj ka, por mungon vetëdija kombëtare”, thoshte ai duke cituar novelën “Tregtarë Flamujsh”.
Derisa nëpër lokale sot tingëllon muzika burimore, shumë qytetarë presin që në mbrëmje të ketë më shumë gjallëri. “Sot ditën është krejt vdekur. Por, në Prishtinë nata është e hareshme, prandaj po presim…”, tha Veliu, njëri nga pronaret e një lokali të “Qafa” në kryeqytet.
Disa nga qytetarët të anketuar nga REL, thotë se janë shumë të lidhur me flamurin kombëtar dhe nuk mund ta krahasojnë me flamurin e Kosovës.
Besa Shala, studente e Fakulteti Filozofit të Prishtinës, thotë se edhe pse Kosova ka simbolet e veta shtetërore, flamurin kombëtar e kanë gjithmonë më afër.
“Se cilin e dua më fort, nuk mund ta them këtë apo atë, por ndjenjë më të madhe kam për flamurin kombëtar kuq e zi. Natyrisht, që edhe flamuri i Kosovës ka një simbolikë më vete, megjithatë ajo atdhetaria jonë dhe patriotizmi ynë edhe për cdo gjë që kemi kaluar gjatë viteve, kemi pasur përballë flamurin kombëtar. Kështu që flamuri kuq e zi ka qenë kudo ku kemi qenë dhe ne”, thotë Besa.
Kurse, Valmira Sahatçiu qytetare nga Gjakova, e cila kishte ardhure në Prishtinë për të festuar 28 Nëntorin, ditën e pavarësisë së Shqipërisë, thotë se i do të dy flamujt – edhe të Shqipërisë ,edhe të Kosovës.
“Unë i dua të dy flamujt, meqë me atë kombëtar jemi të lidhur prej me shumë se 100 vjet. Po edhe flamurin tonë të Kosovës e dua meqë ai e simbolizon shtetin tonë. Po, gjithsesi dihet, ndryshe është lidhja emocionale me flamurin kombëtar”, thekson Valmira.
Në anën tjetër, Prekazi i Skënderajt ka qenë epiqendra ku kanë gravituar mijëra qytetarë, por edhe liderët institucionalë, të cilët kanë bërë homazhe tek varri i komandantit legjendarë, Adem Jashari.
”Sakrifica e komandantit legjendar Adem Jashari dhe e familjes heroike Jashari, si dhe e gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës anë e kënd Kosovës, ia solli lirinë dhe pavarësinë Kosovës. Sot, në këtë festë të madhe ndihemi krenarë me këtë sakrificë sublime”, theksoi kryeministri Thaçi.
Edhe në Shqipëri qetë
Në Shqipëri, ndërkaq 28 Nëntori është shënuar në mënyrë dinjitoze. Megjithatë kjo festë ka bashkuar liderët institucionalë, presidenti Bujar Nishani, kryeparlamentarin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Të tre bashkë kanë marrë pjesë në Vlorë, në vendin ku 101 vjet më parë flamurin kombëtarë e ngriti Ismail Qemali. Liderët vunë kurora lulesh.
Pas ceremonisë, kryeministri Edi Rama në një prononcim të shkurtër falënderoi të gjithë ata që janë bashkuar në Vlorë. “Ne si qeveri jemi të angazhuar ta çojmë shtetin përpara. I uroj gjithë shqiptarëve Gëzuar këtë festë të madhe!”, deklaroi kryeministri Rama.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kanë program të përbashkët vetëm në nisjen e ceremonive të festimit të Ditës së Flamurit në Vlorë. Në orën 11:00, ata ishin bashkë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit dhe më pas vendosjes së kurorave me lule te varri i Ismail Qemalit. Më pas, programi i festimeve mes Presidentit dhe Kryeministrit Rama ndahet.
Festohet sot në të gjithë vendin, 101-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. Një agjendë e ngjeshur aktivitetesh janë parashikuar në kryeqytet dhe veçanërisht edhe në Vlorë, aty ku 101 vite më parë Ismail Qemali i shoqëruar dhe nga 83 delegatë shpalli pavarësinë e vendi
Me rastin e 101-vjetorit, presidenti Nishani ka marrë mesazhe urimi nga presidenti i SHBA Barack Obama, nga presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, ai austriak, Heinz Fischer, i Izraelit, Shimon Peres, nga presidenti i Zvicrës, Ueli Maurer dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Ndërkohë, sot që në mëngjes ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar shqiptarët përmes profileve të tij në rrjetet sociale.
“Gëzuar ditëlindjen e 101-të të Shqipërisë, Festën e Flamurit dhe Ditën e Çlirimit! Gëzuar të gjthë shqiptarëve ditëlindjen e parë të shekullit të dytë të Pavarësisë së dheut tonpë dhe Festen e Çlirimit. Nder përjetë Ismail bej Vlorës, etërve te Pavarësisë, djemve dhe vajzave, burrave dhe grave te kombit shqiptar qe ranë për pavarësinë, lirinë dhe dinjitetin tone kombëtar. Gëzuar!!”, shkruan Berisha.
Në Preshevë protestohet, në Maqedoni hiqet flamuri kombëtar
Shqiptarët e Luginës së Preshevë kanë protestuar të enjten në shenjë revolte me shkeljen e të drejtave të njeriut nga ana e Serbisë. Pavarësisht se atje ndalohet përdorimi i flamurit kuqezi, megjithatë protestuesit, por edhe Kuvendi Komunal i përbërë nga shqiptarët në Preshevës e Bujanocit kanë nxjerrë flamurin kombëtarë.
“Festa e ditës së flamurit për Luginën e Preshevës do të jetë edhe festë por dhe protestë. Protesta gjithëpopullore do të organizohet nga forumet rinore të subjekteve politike nën patronatin e komunës së Preshevës”, theksuan organizatorët e protestës, citojnë mediet lokale.
Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka thënë se Lugina është i vetmi vend i cili nuk mund të përdor simbolet kombëtare. Ai me këtë rast ka uruar gjithë shqiptarët ku do që janë për këtë festë.
Edhe shqiptarët në Maqedoni e kanë shënuar 101 vjetorin e pavarësisë përmes disa aktiviteteve të organizuara. Me rastin e kësaj dite përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri, gjegjësisht nga BDI do të marrin pjesë në inaugurimin e kompleksit memorial në Zajaz të njohur si Qendra përkujtimore “Nëna shqiptare”.
Edhe komunat e Tetovës, Çairit, Strugës, Gostivarit kanë organizuar disa aktivitete kulturore dhe artistike me rastin e kësaj feste.
Megjithatë, një incident është shënuar mëngjesin e sotëm kur disa të rinj shqiptarë kanë tentuar të vendosnin flamurin kombëtar në pjesën ballore të Kalasë së Shkupit.
Alsat-M raporton se ka qenë ndërhyrja e Policisë ajo që ka penguar qëllimin e patriotëve të rinj nga Shkupi.
Rasti është denoncuar pranë medias nga qytetarë shqiptarë, ndërsa Policia nuk është prononcuar ende zyrtarisht.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











