Lajme
BIK porosit: Mos bini pre e grupeve radikale islame
Derisa Policia e Kosovës po e gjurmon burimin e e-maielit kërcënues, Bashkësia Islame e Kosovës kërkon nga të rinjtë shqiptarë, që mos të bien preh e grupeve radikale islame
Policia e Kosovës ende nuk ka arritur ta zbulojë destinacionin prej nga ka ardhur e-maili kërcënues për “sulme të dhimbshme terroriste” në Kosovë, nëse nuk lirohen gjashtë të rinjtë e arrestuar disa ditë më parë nën dyshimin se janë përshirë në grupe radikale islame.
Derisa policia po e gjurmon burimin e e-maielit kërcënues, Bashkësia Islame e Kosovës kërkon nga të rinjtë shqiptarë, që mos të bien preh e grupeve radikale islame.
Grupet radiale islame që kanë kërcënuar Policinë thonë se i përkasin “Xhematit të Tehuidit dhe Xhihadit në Kosovë”.
Këto organizata janë përmendur edhe më herët, por, sipas burimeve nga Policia, nuk ka pasur shenja se ekzistojnë si organizata. Ato u shfaqen dje nëpërmjet një deklarate ku kërkohet lirimi i gjashtë kosovarëve të arrestuar.
Megjithëkëtë, kërcënimi ka mobilizuar Policinë e Kosovës. Njësia kundër terrorizmit dhe njësitë tjera të specializuara kanë punuar për lokalizimin e vendit nga ku është dërguar komunikata. “Kërcënimin e kanë marrë seriozisht duke zhvilluar hetime”, thuhet në polici.
Menjëherë pas këtyre ngjarjeve ka reaguar Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila u referohet kryesisht vullnetarëve kosovarë që po marrin pjesë në luftimet e Sirisë. BIK u bën thirrje të rinjve kosovarë që sa më parë të kthehen pran familjeve të tyre.
“Ndërsa i porosisim dhe u bëjmë me dije të gjithë atyre që kanë marrë një rrugë të tillë, mos të bien pre e grupeve dhe individëve që dëshirojnë të bëjnë “Xhihad” me tragjedinë e popullit sirian”, thuhet në komunikatën e BIK-ut, nënshkruar nga kryetari Naim Tërnava, Myfti i Kosovës..
Kryesia e BIK, si dhe populli i Kosovës, siç thuhet, përkrah luftën e drejt të popullit sirian.
“Mirëpo, shkuarja në Siri për të luftuar gjoja për kauzën islame, jo që nuk ka të bëjë asgjë me parimet fetare, në të cilat thirren organizatat e panjohura për ne dhe popullin tonë, por për me keq i zgjat jetën regjimit të Bashar al-Asadit dhe vuajtjet të popullit sirian”, thuhet në deklaratë.
Sipas BIK, Kosova nuk ka të rinj për të rekrutuar njerëz të panjohur në emrin e fesë islame. Në Kosovë, Bashkësia Islame e Kosovës, siç thuhet, është institucioni i vetëm që jep “feta”dhe udhëzime për besimtarët tanë dhe interpreton e sqaron parimet dhe mësimet fetare.
“Duke u nisur nga kjo, edhe njëherë ftojmë besimtarët tanë, ftojmë prindërit tanë, ftojmë të rinjtë tanë dhe sqarojmë opinionin e gjerë, që mos të bien pre e organizimeve të dyshimta, e njerëzve pa adresë, dhe mos tu bashkohen kauzave që nuk dihet për çka angazhohen”, thuhet më deklaratën e Tërnavës.
Shkuarja në Siri apo kudo qoftë pa lejen e prindit e familjes dhe në rrugë ilegale e klandestine, sipas BIK, është e ndaluar me fe.
Kryesia e BIK, me këtë rast, dënon edhe kërcënimin e një gjoja ushtrie në adresë të Policisë së Kosovës, të cilin e konsiderojmë sulm ndaj rendit kushtetues të vendit.
“Kryesia e BIK përkrah fuqishëm punën e institucioneve kushtetuese të sigurisë së vendit, dhe në të njëjtën kohë kërkojmë nga opinioni që mos të paragjykojnë askënd derisa organet e drejtësisë nuk e japin fjalën e tyre”, përfundon deklarata e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Ndryshe, një ditë më parë Policia e Kosovës, konfirmoi arrestimin e gjashtë personave nën dyshimin se janë të përfshirë në një rrjet terrorist që ka lidhje me “Al Qaedan”. Këta persona janë arrestuar në rajonin Gjilanit dhe të Prishtinës, ndërsa njëri prej tyre ka qenë pjesëmarrës edhe në luftimet e Sirisë.
Sipas medieve në Prishtinë, ky grup disa muaj është përgjuar në telefon nga organet e hetuesisë, ndërsa parashikonte të organizojë akte terroriste në Kosovë. Grupi përbehej prej shtatë djemve të rinj nga rajoni i Prishtinës dhe Gjilani. Gjashtë janë arrestuar ndërsa njëri është në arrati.
Të arrestuarve u është konfirmuar një sasi e madhe e armatimit dhe eksplozivit. Babai i njërit prej të arrestuarve ka deklaruar për media, se djali i tij është manipuluar nda disa grupe ekstreme.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










