Lajme
Shtrenjtohen produktet ushqimore
Enti i Statistikave në Maqedoni thotë se harxhimet për jetesë janë rritur 0.2 për qind. Qytetarët ndërkaq thanë se më shumë se gjysmën e pagës e harxhojnë për ushqim
Qytetarët e Maqedonisë nuk i besojnë të dhënave që ka publikuar Enti Shtetëror i Statistikave, i cili thotë se harxhimet për jetesë janë rritur vetëm 0.2 për qind gjatë muajit të fundit. Qytetarët thonë se më shumë se gjysma e pagës e shpenzojmë për produktet elementare ushqimore.
Të dhënat e Entit Shtetërorë të Statistikave bëjnë të ditur se rritje më të madhe kanë pësuar produktet e qumështit, për 0.7 për qind, si dhe ilaçet dhe mjetet ndihmëse shëndetësore për 6.4 për qind krahasuar shtatorin me gushtin e këtij viti.
Fadil Hasani është pensionist, ndërsa tregon se të ardhurat e tij janë 12 mijë denarë (200 euro). “Pothuajse të gjitha shkojnë për ushqim, sepse janë të vetmet të ardhura në familjen e tij 6 anëtarëshe”, deklaroi ai, citon REL.
Sipas tij, të gjitha çmimet janë rritur, buka, qumështi dhe prodhimet në tregun e gjelbër.
“Me një mijë denarë (rreth 15 euro) sot mund të blej vetëm 2 kg fasule, 2kg patate dhe spinaq, e tani më mbetën para vetëm edhe për një lakër. Pra, i gjithë pensioni më shkon për ushqim, unë as që mund ta mendoj se mund të shkoj diku ose të bëj ndonjë investim me këtë pension që e kam”, thotë ai.
Edhe Kateriana Dimoska pohon se produktet ushqimore shënojnë rritje, sepse është e vështirë të kursehet në produktet elementare ushqyese.
“Po produktet ushqimore janë ato që bëhen më të papërballueshme për buxhetin familjar, sepse nuk mund të kursehet në produktet elementare për mbijetesë, me 8 mijë denarë sa është rroga ime, dhe me një student në familje, në gjithçka më duhet të kursej”, shprehet Katerina.
Ndërsa Imer Veliu, thotë se rroga në Maqedoni nuk e ka atë vlerën e mëparshme. Ai tregon se më parë ai arrinte të lidhë muajin me muaj, por tani duhet të bëjë dhe një punë shtesë në orët e pasdites duke ndihmuar tregtarët të mbledhin mallin:
Ndryshe, gjatë javës, partia maqedonase në opozitë, ajo Liberal Demokrate, ka bërë të ditur se rroga mesatare mujore në Maqedoni është më e ulëta në Ballkan. Këto të dhëna janë bazuar në një studim të agjencisë “Anadolija”, sipas të cilit Maqedonia renditet e fundit madje edhe nga shtetet e ish-Jugosllavisë dhe Ballkanit në përgjithësi.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











