Lajme
Kosovë, festohet Kurban Bajrami
Xhamia “Sulltan Mehmet- Fatih” ishte shumë e vogël për t’i nxënë gjithë besimtarët që kishin shkuar për ta falur namazin, prandaj dy të tretat e besimtarëve janë falur në rrugë dhe në oborr të xhamisë
Myslimanët në Kosovë, por edhe në vendet tjera në Ballkan, po e festojnë Kurban Bajramin, njërën nga festat më të mëdha të fesë islame në botë. Festa që sipas Kur-anit zgjatë katër ditë, ka nisur në mëngjes me faljet e namazit të Bajramit, ndërsa mesazhi për paqe e solidaritet ka qenë thirrja që është përsëritur nga klerikët dhe besimtarët islamë.
Falja kryesore e namazit të Bajramit është bërë në xhamin e madhe në Prishtinë, ndërsa si rëndomtë xhamia “Sulltan Mehmet- Fatih” ishte shumë e vogël për t’i nxënë gjithë ata besimtarë, që kishin shkuar për ta fal namazin, prandaj dy të tretat e besimtarëve janë falë në rrugë dhe në oborr të xhamisë.
Myftiu i Kosovës Naim Ternava, në hudben e mbajtur ka porositur të gjithë besimtarët për paqe dhe solidaritet mes njerëzve, sidomos në ditët e festave. Ai tha se festë është e solidaritetit edhe me të varfrit, që sipas tij, në Kosovë nuk janë të pakët.
Myftiu ka bërë thirrje që të ndihmohen të gjithë ata që kanë nevojë në këtë festë që t’i gëzojnë nënat dhe t”ua mbushin sofrat edhe atyre që nuk kanë. Tërnava, siç raportoi RTK, ka bërë thirrje që të shtrihet dora e pajtimit që të mos këtë armiqësi.
“Unë ju ftoj nga ky vend i shenjtë, nga kjo xhami, që të shtrini dorën e ndihmës ndaj të gjithë atyre që kanë nevojë. Mos kurseni të gëzoni shpirtrat e shumë skamnorëve e jetimëve, t’ua riktheni qoftë edhe për një kohë të shkurtër buzëqeshjen e humbur pa fajin e tyre”, tha Tërrnava.
Myftiu i Kosovës, me tutje ka shtuar se vet ky Bajram mban edhe emrin Kurban Bajrami apo edhe festa e sakrificës, flijimit, festë që qëndron fuqishëm mbi parimet e unitetit, bujarisë, harmonisë, flijimit dhe sakrificës duke ngritur vlerat e islamit në nivelin më të lartë.
Tërnava tha se kjo festë është festë e solidarizimit edhe me të varfrit, jetimët e skamnorët, të cilët fatkeqësisht në Kosovën e pas luftës nuk janë të pakët. Sipas tij, ata që ka mundësi të prej kurbanin, le ta ndajë me të varfrit, një pjesë t’ua dhurojë të afërmve, kurse një pjesë ta përdorë për veten dhe familjen e tij.
Më tej, Tërnava ka thënë se me prerjen e kurbaneve dhe shpërndarjen e mishit nevojtarëve, bëhet edukimi i shpirtit të njeriut dhe afirmimi i tij, e njëkohësisht edhe ngadhënjimi mbi egoizmin dhe daljes në skenën e madhe dhe humane të solidaritetit, ndihmës dhe bashkëpunimit ndërnjerëzor .
Festa e Kurban Bajramit festohet në të gjitha vendet myslimane, dhe bëhet kryerja e Haxhit, i cili është njëri ndër pesë shtyllat e islamit.
Ndryshe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka bërë apel ditë më parë që të mos theren kurban jashtë “thertoreve të autorizuara të AUV-it”.
Sipas të dhënave demografike të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rreth 90 për qind e popullsisë së Kosovës është e besimit islam.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










