Lajme
Franca mbështet integrimin e Kosovës
Franca i gëzohet arritjes së akordit në mes te Kosovës dhe Serbisë, ndërsa do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në rrugën e saj të gjatë por të sigurt drejt BE-së, tha senatori Gelard
Grupi i Miqësisë në mes të Francës dhe Ballkanit Perëndimor ka shprehur gatishmëri për ta ndihmuar implementimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizimin e raporteve në mes dy vende, ndërsa i kanë dhënë mbështetje të fuqishme institucioneve të Kosovës në rrugën e integrimit.
Këtë mbështetje senatorët francezë, Patrice Gelard, Jean Pierre Michel dhe Sebastien Richard, e kanë konfirmuar gjatë një takimi që zhvilluan me ministren e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku.
Ky delegacion përfaqëson edhe Grupin e Miqësisë në mes të Francës dhe Ballkanit Perëndimor.
Ministrja Çitaku informoi delegacionin mbi progresin në fushat e identifikuara në Studimin e Fizibilitetit, për fillimin e negocimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim si dhe për marrëveshjen me Republikën e Serbisë të arritur me 19 Prill në Bruksel.
“Ne duhet të punojmë shumë në mënyrë që të implementojmë këtë marrëveshje historike, ngase kjo marrëveshje ka hapur një kapitull të ri në Ballkan dhe shpresojmë që impakti të jetë pozitiv jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë por për të gjitha vendet e rajonit”, tha ministrja Çitaku.
Në të njëjtën kohë, Kosova, sipas tij, do të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm i promovimit dhe sensibilizimit të vlerave të përbashkëta evropiane.
Në emër të delegacionit, Senatori Gelard përgëzoi ministren për arritjen e marrëveshjes me Serbinë si dhe për të arriturat e Kosovës në përgjithësi.
“Franca i gëzohet arritjes së akordit në mes te Kosovës dhe Serbisë dhe është e gatshme që të ndihmojë në implementimin e mëtutjeshëm të kësaj marrëveshje, e jo vetëm këtë por Franca vazhdon të përkrahë Kosovën në rrugën e saj të gjatë port ë sigurt drejt BE-së”, tha Gelard.
Roli konstruktiv i Kosovës, sipas tij, është për t’u përshëndetur dhe Kosova duhet të vazhdojë të shërbejë si shembulli pozitiv që është.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











