Lajme
Vetëm 600 vetura të reja importohen në Kosovë
Markat e veturave “Volkswagen”, “Skoda”, “Ford” ishin më të kërkuara në Kosovë
Gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti janë importuar 632 vetura të reja ndërsa niveli i importit të veturave të vjetra vazhdon të mbetet i njëjtë me vitin e kaluar. Në të njëjtën periudhë janë importuar mbi 9000 vetura të vjetra.
Kryetari i Shoqatës së Importuesve të Autorizuar të Automjeteve të Reja, Bujar Hoxha, ka bërë me dije për Epoka e Re se vlera e akcizës për veturat e reja me motor mbi 2 000 kubikë është 500 euro, ndërsa e atyre mbi 3 000 kubikë është 1 000 euro.
Hoxha ka apeluar tek institucionet që për veturat e reja të hiqet tërësisht akciza, si dhe të ketë lehtësira për makinat që janë “eko”.
Sipas Hoxhës, importi i veturave të vjetra do të duhej të ndalohej për shkaqe ekologjike.
“Rekomandoj të ndalohet importimi i makinave më të vjetra se pesë vjet, ndërsa për makinat e reja të hiqet akciza tërësisht dhe të ketë lehtësira për të gjitha veturat ‘eko’, të cilat lirojnë më pak gazra të dëmshme”, ka thënë Hoxhaj.
Ndërsa zëdhënësi i Doganës së Kosovës (DK), Adriatik Stacileci, ka bërë me dije se importi më i lartë i veturave gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti është nga Gjermania, Franca, Japonia si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Stavileci ka treguar se importi i veturave të reja përgjatë kësaj periudhe është 632 copë.
Ai ka thënë se në të njëjtën periudhë të vitit 2012 sasia e veturave të importuara ishte më e lartë prej 653 sosh.
Sa i përket vlerës së akcizës për periudhën 2012, zëdhënësi Stavileci është shprehur se ajo ishte 32 000 000 euro, kurse TVSH-ja 1 682 549 64.
Sipas të dhënave doganore, vetëm brenda shtatë muajve të këtij viti, në Kosovë kanë hyrë më shumë se 9000 vetura të vjetra, që u kanë sjellë doganave rreth 19 milionë euro
Ndërkaq kryetari i Partisë së të Gjelbërve të Kosovës (PGJK), Daut Maloku, ka thënë se makinat ekologjike duhet detyrimisht të shkarkohen nga taksat ekologjike dhe të ketë stimulime të tjera për rritjen e numrit të shfrytëzuesve të këtyre makinave.
“Ky synim është plotësisht në përputhje me normat, standardet dhe strategjinë e BE-së për uljen e ndotjes nga automjetet si dhe ngritjen e cilësisë së ajrit urban dhe stimulimin e teknologjive inovative”, ka thënë Maloku.
Sipas Malokut, makinat e vjetra ndikojnë në buxhetin e shtetit dhe buxhetin familjar.
“Me rritjen e numrit të makinave, veçmas atyre të vjetra, siç është rasti me Kosovën, problemet mjedisore e shëndetësore sa vijnë e shtohen dhe me këtë ngarkohet dhe dëmtohet buxheti i shtetit dhe ai familjar, i cili shkon për shërimin e sëmundjeve të ndryshme respirative e psikike që shkaktohen s’i pasojë e cilësisë së dobët të ajrit aty ku jetojmë, punojmë apo frekuentojmë”, ka deklaruar Maloku.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











