Lajme
(Keq)përdorimi i emrit Swiss
Selatin Kaçaniku nga Organizata “Konsumatori” tha se emrat që i vendosin në Kosovë, nuk kanë lidhje me standardet që ofrojnë të njëjtat kompani në shtetet e evropiane
Të gjitha vendet e ish bllokut komunist, Zvicrën e marrin si model për standarde të larta të të jetuarit, por edhe të bërit biznes. Shteti helvetik edhe në vendet tjera të botës, konsiderohet si vendi që ka përcaktuar kualitetin e standardeve prodhuese, prandaj edhe në Kosovë për gjërat e mira thonë “si në Zvicër”.
Që të kenë efekt tek qytetarët, shumë kompani biznesi, hotele e kompania prodhuese, ndërmarrjeve të tyre ua qesin parashtesën “Swis”. Në shumë raste, “Swis” përdoret rrejshëm, sepse malli që prodhohet as për së afërmi nuk i plotëson kushtet e shtetit zviceran.
Por, ka edhe kompani që kualiteti i shërbimeve ose prodhimit, i plotëson standardet evropiane, madje është “kopje origjinale” e Zvicrës. Rasti i tillë është hoteli Swis-Diamond në qendër të Prishtinës, pronë e afaristit Behgjet Pacolli, ose dhe poliklinika Swis-Dental në Ferizaj.
Ndërsa, ka edhe shumë të tjera që e kanë “fëlliqur” emrin Swis, duke bartë emrin zviceran e duke ofruar standarde kineze.
Selatin Kaçaniku është përfaqësues i Organizatës Joqeveritare “Konsumatori”. Ai tha se emrat që i vendosin në Kosovë, nuk kanë lidhje me standardet që ofrojnë të njëjtat kompani në shtetet e ndryshme evropiane.
“Kryesisht është fjala për keqpërdorimin e emrit dhe autorësisë, për përdorim apo eksploatimin e autorësisë pa leje”, deklaroi ai për “albinfo.ch”. Kjo, sipas Kaçanikut, ndodhë për ta mashtruar konsumatorin me emrin e fortë, ndërsa produktet dhe shërbimet janë “Zoti na ruajt”.
Sipas tij, kryesisht me këto raste, kemi të bëjmë me keqpërdorimin e emrit.
“Kosova ka probleme me ligjin për autorësisë, i cili po aplikohet për fat të keq në kulturë, porse autorësia ka të bëjë me të gjitha fushat, sepse emri, logoja, marka është autorësi kogja e madhe, ku janë investuar miliona e besa edhe miliarda euro”, tha ai.
Përfaqësuesi i kompanisë “Konsumatori” mori shembull kompaninë “Adidas’ dhe “Nike”, ku nëpër Kosovë janë qindra dyqane me këtë emër, ndërsa standardet relativisht të këqija.
“E ne kemi firma dhe dyqane me këta emra në Kosovë dhe askush nuk ndërmerr masa”, tha Kaçaniku.
Enis Kamenica, ndërkaq për më shuam se një vit e gjysmë ka hapur poliklinikën stomatologjike Swiss-Dental, në Ferizaj. Ai thotë se shërbimet dhe produktet që ofron poliklinika e tij janë në përputhje të plotë me ato që i ofron e njëjta kompani me të njëjtin emër në Zvicër.
Në poliklinikën e tij janë të angazhuar shtatë mjek dhe gjithçka siç thotë ai, funksionon sipas standardeve evropiane.
“Poliklinika jonë nuk dallon me asgjë nga ajo në Zvicër. Nuk është qëllimi im që me mbajt vetëm emrin e madh, me i përfituar klientë në emër të emrit, porse unë mendoj që duhet të ofrojmë klientë në bazë të shërbimeve që ofrojmë”, deklaroi ai.
Nuk është qëllimi, sipas tij, që të mashtrohen njerëzit, por ideja është që në Kosovë me sjellë standardin helvetik, me qëllim që qytetarët të ndahen të kënaqur me punën që bëhet në poliklinikë.
“Jo të ofrohet emri i madh me produkte jocilësore sepse kjo do të na dëmtonte vet neve dhe do të krijonte imazh shumë të keq. Nuk e kam hapur poliklinikën për dallavere, por për t’iu ofruar shërbime cilësore dhe të kënaqshme të gjithë qytetarëve”, deklaroi Kamenica.
Ai mendon qe në të ardhmen të hap edhe poliklinika të tjera stomatologjike në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Faton Topalli është njëri nga kosovarët që për shumë vite ka jetuar dhe është shkolluar në Zvicër, mirëpo dy vite më parë ai është kthyer për të jetuar në Kosovë
Ai tha se është përdorimi i emrit Swis nuk është i ndaluar, por e ndaluar është mashtrimi i masës.
“Nëse kompanitë prodhuese promovojnë shërbime zvicerane, ndërsa në anën tjetër kanë cilësi kineze, kjo është vepër penale, që duhet të ndiqet juridikisht”, tha ai.
Sipas Topallit, në Zvicër ka standarde kualitative të prodhimit, prandaj kjo duhet të vlejë edhe në Kosovë. Por, me që këtu nuk funksionon ligji për konsumatorin, ndodhin edhe mashtrime në emër të cilësisë.
Pavarësisht këtyre, nëse një produkt e ka prejardhjen nga Helvetia, konsumatori e merr me sy mbyllë. Të paktën kështu deklaroi Xh. Kastrati derisa nga një dyqan izolimesh, merrte e një kovë polikolori me prejardhje nga Zvicra “Kabe farben” e qytetit Gossau.
“Ky është vaj. Ashtu e quaj unë, sepse ashtu shtrihet në mur. Ka dallim radikal me polikolorin e rajonit” , deklaroi ai, edhe pse për këtë lloj ngjyre ai ka paguar trefishin e një ngjyre rajonal, psh “zvezdapol”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











