Lajme
Autostrada në terr, i vidhen kabllot ndriçuese
Lah Nitaj, zëdhënës në Ministrinë e Infrastrukturës, tha se shuma e dëmeve nga vjedhjet në autostradë është rreth 1.5 milion euro. Sipas tij, me këtë është dëmtuar imazhi i rrugës së kombit
Rreth 1. 5 milionë euro është vlera e dëmit që qytetarët e Kosovës i kanë shkaktuar Ministrisë së Infrastrukturës, duke vjedhur kabllot e ndriçimit, rrethojat dhe gjëra të tjera përskaj autostradës “Ibrahim Rugova”.
Kjo vjedhje mund të jetë shumëfish më e madhe, sepse e vë në rrezik jetën e qytetarëve, kur dihet se autostrada është mbyllur dhe shpejtësia e lejuar është 130 kilometra në orë.
Lah Nitaj është zëdhënës në Ministrinë e Infrastrukturës( MI). Ai thotë se dëmet e shkaktuar nga persona të papërgjegjshëm si pasojë e vjedhjeve në autostradës janë shumë të mëdha.
“Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha. Shuma e dëmeve sillet diku deri në 1.5 milionë euro. Përveç aspektit material e financiar, ky është një dëmtim i rëndë i imazhit të rrugës së kombit dhe vendit në përgjithësi”, tha ai, raporton gazeta “Zëri”.
Më tej, Nitaj tha se janë vjedhur të gjitha kabllot elektrike, të cilat sipas tij janë shumë të kushtueshme. Ai bëri të ditur se në tërë gjatësinë e autostradës janë dëmtuar shtyllat elektrike, e ndërkohë janë vjedhjet e rrethojave (rrjetave të thurjes) përgjatë autostradës.
Sipas tij, personat e papërgjegjshëm nuk kanë lënë pa dëmtuar as trafo që furnizojnë me energji ndriçimin e autostradës.
“MI-ja, nuk ka mjete për riparimin e këtyre dëmeve që janë shkaktuar si pasojë e vjedhjes. Nuk kemi mjete për riparimin e dëmeve, sepse një gjë e tillë ka qenë e paparamenduar, por edhe sikur t’i kemi mjetet vështirë se mund të investojmë pa u identifikuar dhe dënuar keqbërësit”, tha ai.
Ndërkaq, në anën tjetër zyrtarë të Policisë së Kosovës thonë se deri më tash në rajonin e Prizrenit gjatë vitit 2013 janë raportuar gjithsej 18 raste te vjedhjeve, në të cilat raste janë arrestuar gjithsej 19 persona.
Sipas tyre, personat e papërgjegjshëm kryesisht kanë vjedhur shtylla elektrike dhe materiale te ndryshme si puseta, të plastikës etj.
Brahim Sadriu, zëdhënës në Policinë e Kosovës, tha se në disa prej këtyre rasteve është bërë identifikimi i personave të dyshuar dhe arrestimi i tyre.
“Natyrisht të gjitha këto raste po trajtohen nga ana e policisë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të involvuar në këto raste”, shtoi ai.
Sipas Sadriut, kryesisht janë vjedhur gjeneratorë, goma si dhe derivate.
Sipas Policisë së Kosovës, edhe në zonën e përgjegjësisë së stacionit Policor të Suharekës janë raportuar gjithsej 10 raste të vjedhjeve në vitin 2012 dhe 2013 prej tyre 6 raste tani më janë dërguar në Prokurori me kryes të njohur.
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













