Lajme
Për Fitër Bajram, ngritën çmimet e konsumit
Kryetari i Organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku e konsideron akt turpi ngritjen e çmimeve në prag të festave, derisa e quan fatkeqësi mospengimin e kësaj dukurie nga shtetit
Çdo herë që vijnë festat qofshin ato fetare apo ndërkombëtare, tregtarët në Kosovë e kanë bërë të zakonshme ngritjen e çmimeve të produkteve konsumuese. E njëjta praktikë po aplikohet edhe rastin e festës Bajramit, ku po shihet një ngritje e të gjitha produkteve ushqimore.
E gjithë kjo ngritje e çmimit të produkteve, siç thuhet po ndodhë për faktin se Kosova nuk ka ndonjë mekanizëm që e rregullon tregun e çmimeve.
Kryetari i Organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku e konsideron akt turpi ngritjen e çmimeve të artikujve konsumues në prag të festave, derisa e quan fatkeqësi mospengimin e kësaj dukurie nga ana e institucioneve shtetërore.
“I njëjti problem po përvijohet, po përsëritet për çdo festë dhe askush nuk e dëgjon zërin e konsumatorit, taksapagues dhe gjenerues kryesor të buxhetit prej nga financohen vetë institucionet, por përkundrazi janë ose stimulojnë për t’u përsëritur që ne të kemi pakënaqësi më të mëdha”, tha Kaçaniku, raporton REL.
Nëse këto raste, sipas tij, do të përsëriteshin në ndonjë shtet tjetër, sigurisht se dikush nga ministrat do të duhej të jepte dorëheqje.
Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë është më i lartë për 0,2 për qind në muajin qershor 2013, krahasuar me muajin maj 2013.
Shkalla e inflacionit, e matur në muajin qershor 2013, me muajin qershor 2012, ishte 2,6 për qind. Ngritje e çmimeve vërehet te perimet, mishi, vajrat dhe yndyrat, pemët, buka dhe drithërat, qumështi, djathi dhe vezët.
Arsyeja pse vazhdon kjo ngritje e çmimeve pa qenë e nevojshme, sipas Selatin Kaçanikut nga organizata “Konsumatori”, është pikërisht fakti se askush nuk po ndëshkohet për këto veprime.
Me 8 gusht, besimtarët islamë e kremtojnë festën e Fitër Bajramit.
Qytetarët ankohen se në veçanti produktet, të cilat shërbejnë për përgatitjen e ushqimeve tradicionale për këtë festë, kanë shënuar ngritje.
Lila Muhameti, qytetare, e cila kishte blerë disa produkte në njërin nga dyqanet në kryeqytet, thotë se ka ngritje të madhe të çmimeve. “Janë rritur çmimet, ky produkt që unë e bleva sot, ka qenë 29 centë, tash është 52 centë”, thotë Lila.
Lutfie Behrami thotë se që nga fillimi i muajit korrik kur ka filluar Muaji i Ramazanit, tregtarët kanë bërë ngritjen e çmimeve dhe kanë vazhduar edhe tani para Festës së Bajramit:
“Gjithë prej fillimit janë rritur, gjithçka është më shtrenjtë se sa që ka qenë. Për njerëzit që nuk kanë, është më së vështiri, për ata me ndihmë sociale, ose për ata pensionistë, të cilët marrin 112 euro në muaj”.
Qytetarë dhe përfaqësues për mbrojtjen e konsumatorit kërkojnë nga autoritetet shtetërore që këtë dukuri ta trajtojnë seriozisht, pasi që me këtë po dëmtohen materialisht qytetarët.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











