Lajme
Të ardhurat nga dogana, tregues pasigurie ekonomike
Me rritjen e nivelit të integrimeve, rëndësia e kufijve do të zvogëlohet dhe për pasojë e rrezikon burimin kryesor të të hyrave, siç janë doganat
Rreth 70 për qind e buxhetit të Kosovës “mbushet” nga Doganat. Një tregues i tillë dëshmon për një situatë jo të favorshme të këtij buxheti. Një mënyrë e tillë e mbledhjes së të hyrave dëshmon jo stabilitet të një shteti, e sidomos kur kihet parasysh rritja e nivelit të integrimit të Kosovës në mekanizmat evropianë.
Sipas parashikimeve të ekzekutivit, për vitin 2013 Dogana e Kosovës duhet të grumbullojë 915 milionë euro. Ekspertë të ndryshëm kosovarë të ekonomisë vlerësojnë si të papërshtatshme një varësi të tillë nga doganat, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Eksperti i çështjeve ekonomike nga Instituti “Riinvest”, Alban Hashani thotë se duhet të gjenden alternativa tjera për mbushjen e buxhetit të shtetit, pasi që me rritjen e nivelit të integrimeve, rëndësia e kufijve do të zvogëlohet dhe për pasojë e rrezikon burimin kryesor të të hyrave, siç janë doganat.
“E para që duhet të bërë është minimizimi i ekonomisë joformale, që i ikin taksave dhe tjetra duhet të bazohet mbledhja e të hyrave brenda kufijve të Kosovës”, thekson Hashani.
Sipas disa hulumtimeve të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Kosova ka shkallën më të lartë të shmangies së tatimit në rajon. Një gjë e tillë vjen si pasojë e inspektimit të pamjaftueshëm të ndërmarrjeve, politikave fiskale jo favorizuese dhe lidhjeve të ngushta në mes ndërmarrjeve dhe zyrtarëve, apo grupeve partiake. Hashani sugjeron që Administrata Tatimore e Kosovës duhet të fuqizohet dhe të arrijë të sigurojë më shumë të hyra brenda territorit të Kosovës.
Administrata Tatimore e Kosovës për vitin 2013 duhet të mblidhe 301 milionë euro për buxhetin e Kosovës. Mënyra aktuale e mbledhjes së të hyrave për buxhetin e shtetit, thekson ish ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri paraqet jo qëndrueshmëri financiare dhe fiskale.
Marrëveshjet ndërkombëtare të arritura ndërmjet Kosovës dhe disa shteteve tjera, në disa raste ngushtojnë kapacitetin e të hyrave buxhetore sepse ato largojnë nga obligimi për pagesë të doganës disa kategori të mallrave, thotë Shatri. “Mundësi reale për të kompensuar këtë zbritje të të hyrave është vetëm me caktimin e akcizës si taksë e veçantë, pasi që akciza rrallë herë apo fare nuk përfshihet te ndonjë marrëveshje.
Për disa kategori të mallrave mund të caktohen akciza dhe tarifa të ndryshe që e kompensojnë atë që humbet më marrëveshjet”, shton ai. Buxheti i Kosovës për vitin 2013 është 1 miliard e 586 milionë euro.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










