Shkurt.ch
Zvicra mbështet Kosovën në përpjekjet për heqjen e vizave
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, gjatë vizitës zyrtare në Bernë të Zvicrës, është takuar me ministren Federale të Departamentit për Drejtësi dhe Polici, Simonetta Sommaruga.
Gjatë këtij takimi, biseda e tyre është përqendruar kryesisht rreth bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe të migracionit, në veçanti rreth çështjeve të azilit, si dhe perspektivat e bashkëpunimit dhe projektet e përbashkëta në fushën e migracionit.
Qeveria zvicerane mbështet përpjekjet e Kosovës për t’i përmbushur kërkesat për heqjen e vizave Schengen, si dhe përmbushjen e të gjitha obligimeve që dalin nga ky proces, duke marrë shembuj nga shtetet e rajonit.
Nga muaji prill i këtij viti, Zyra për migracion ka filluar të zbatojë një procedurë të përshpejtuar për azilkërkuesit kosovarë. Kjo procedurë është duke u zbatuar nga muaji gusht 2012, për azilkërkuesit të disa shteteve tjera të Ballkanit perëndimor, të cilët përfitojnë nga liberalizimi i regjimit të vizave. Trajtimi i përshpejtuar i procedurave të azilkërkuesve ka bërë që numri i tyre të reduktohet, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Në vitin 2010, Zvicra dhe Kosova kanë nënshkruar një partneritet për migrim dhe një Marrëveshje për Ri-atdhesim. Bashkëpunimi në fushën e migrimit përfshinë në veçanti masat kundër migracioneve të parregullta, si për shembull fushatat informuese, projekte për ri-integrim, dhe masa për integrimin e diasporës kosovare në Zvicër.
Gjithashtu, bashkëpunimi në mes të dyja vendeve është i ngushtë në luftën kundër kriminalitetit ndërkufitar. Një atashe policor zviceran është i stacionuar në Prishtinë nga viti 2010.
Me qëllim të avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit në mes të dy shteteve, pritet të nënshkruhet një marrëveshje bilaterale për bashkëpunim policor, thuhet në komunikatën e MeB të Kosovës.
Ndërsa në komunikatën e lëshuar nga ministria për drejtësi dhe polici e Zvicrës, thuhet se marrëveshja bilaterale do të nënshkruhet në vjeshtë të këtij viti. Përmes saj Zvicra synon të forcojë edhe më shumë rrjetin e sigurisë me vendet e Ballkanit perëndimor.
Kjo marrëveshje do të mundësojë shkëmbimin e informatave dhe të të dhënave relative të personave me qëllim të analizave, vëzhgimin ndërkufitar dhe monitorimin e dërgesave, si dhe aktivitete hetuese të përbashkëta.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas












