Lajme
Aksion për kapjen e kontrabanduesve me emigrantë!
Qeveria e Kosovës ka marrë iniciativë për t’i kapur grupet e kontrabanduesve me emigrantë. Azilkërkimi në BE, sipas qeveritarëve, është kacer për liberalizimin e vizave
Fluksi i madh i të rinjve kosovarë që po ikin drejt Bashkimit Evropian nëpërmjet rrugëve ilegale, ka detyruar autoritetet në Prishtinë që ta hartojnë një plan veprimi, për t’i kapur kontrabanduesit e emigrantëve.
Ky plan parashikon të zbatohet brenda dy muajve të ardhshëm, njoftojnë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë. Ky aksion kundër kontrabanduesve, vjen pasi për 14 vjet pas luftës, numri i kosovarëve që lëshojnë vendin për të kërkuar azil në Evropë, vazhdon të jetë i lartë.
10 deri në 15 mijë, është shifra vjetore e regjistruar në zyret e Bashkimit Evropian me emra të kosovarëve që kërkojnë azil, raporton e përditshmja “Zëri”.
Deri më tani, Qeveria e Kosovës bashkë me ndërkombëtarët, siç thuhet, nuk janë treguar të aftë në parandalimin e kësaj dukurie, dhe si i tillë ky proces mbetet problemi kyç, përmes së cilit Kosova po humb karshi ndërkombëtarëve, kur bëhet fjalë që këta të fundit të marrin vendim për të liberalizuar vizat për qytetarët e vendit.
Ndërkohë që në vendet e rajonit, luftimi i kontrabanduesve me imigrues po tregohet më i suksesshëm. Rasti i fundit është në Maqedoni, ku Ministria e Brendshme në Shkup të dielën (dje) ka arrestuar 15 veta për trafikim të emigrantëve.
Ndërsa në Kosovë gjatë gjithë vitit 2012, organet e rendit kanë arrestuar gjithsej 15 grupe që merren me këtë krim të organizuar.
Gëzim Kasapolli është zëvendësministër i Integrimeve në Qeverinë e Kosovës. Ai tha se plani është i përbashkët mes kësaj ministrie dhe asaj të Brendshme përmes të cilit do të atakojnë grupet apo personat që merren me stimulimin e njerëzve për të i larguar jashtë vendit.
Ai e pranon se zinxhiri i këtyre grupeve është i gjërë dhe është rajonal, prandaj edhe kanë kërkuar bashkëpunim edhe me vendet e rajonit.
“Tashmë plani është ndërtuar, faza e parë do të jetë identifikimi i këtyre grupeve kriminale. Por, problemi është rajonal andaj kërkon më shumë punë sepse kanalet shkojnë përmes vendeve fqinje. Ky proces do nisë brenda dy muajve të ardhshëm”, tha Kasapolli.
Sipas tij, numri i madh i azilkërkuesve kosovarë në Evropë vazhdon të jetë kancer për liberalizimin e vizave, por shpreson se me këtë fushatë do të arrijnë të parandalojnë më shumë këtë dukuri.
Deri më tani, Policia e Kosovës e cila bashkëpunon me EULEX-in, për të parandaluar kontrabandën me emigrantë, nuk ka treguar sukses, megjithatë zyrtarët nga EULEX-i, nuk thonë se kanë dështuar.
Alan Eduards, shef i Njësisë së EULEX-it për Hetimin e Krimit të Organizuar, bën të ditur se momentalisht hetuesit e EULEX-it janë duke shqyrtuar 14 raste të trafikimit me persona. Sipas tij, deri më tani, gjykatësit e EULEX-it në kolegje të përziera, kanë përfunduar 8 aktgjykime në raste të trafikimit me persona.
Ndryshe numri i imigrantëve kosovarë në Evropë vitin 2012 shënon 11 mijë e 135 azilkërkues, duke shënuar rritje në krahasim me vitin 2011, ku ky numër ishte 9 mijë e 790, ndërsa në vitin 2010 ishte 14 mijë e 310 azilkërkues.
Ndërsa vendi ku për vite kosovarët më së shumti drejtohen mbetet Franca, pastaj Gjermania, Belgjika, Suedia, Austria e të tjera, 40 për qind e të cilëve janë të moshës 18 – 35 vjeç.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











