Lajme
Hulumtimet parashikojnë ndryshime pas zgjedhjeve
Instituti ndërkombëtar për Studime Ballkanike dhe të Lindjes së Afërt (IFIMES) konsideron se në zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri, Edi Rama me PS-në, do t’i fitojnë zgjedhjet
Institutet ndërkombëtare të hulumtimeve po parashikojnë fitore të krahut socialist në zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri. Duke e parë si reformator në ekonomi dhe më shumë integrues në BE, institutet IFIMES parashikon një epërsi të Rdi Ramës dhe një pensionim politik të kryeministrit Sali Berisha.
Instituti ndërkombëtar për Studime Ballkanike dhe të Lindjes së Afërt (IFIMES) nga
Lubjana (Slloveni) ka përgatitur një analizë të situatës aktuale politike në Shqipëri lidhur me zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 23 qershor 2013.
Nga analiza e gjerë e titulluar “Shkuarja e Berishës dhe kthimi i së majtës”, të cilin e publikon “Zëri”, IFIMES ka nxjerrë një konstatim me atë që do të ndodhë në Shqipëri, më 23 qershor, kur do të mbahen zgjedhjet e teta parlamentare që nga rënia e regjimit komunist të Enver Hoxhës më 1991.
Në këto zgjedhje do të përballen në rend të parë dy koalicionet kryesore, Aleanca për punësim, prosperitet dhe integrim e prirë nga Partia Demokratike (PD) e Sali Berishës dhe koalicioni tjetër i madh Aleanca për Shqipërinë Evropiane të cilës i prin Partia Socialiste e liderit opozitar, Edi Rama.
Fitoren e të majtës në zgjedhje, Instituti “IFIMES” e mbështete në disa faktorë: Partia Demokratike është në pushtet tash tetë vite duke sunduar me arbitraritet dhe ekonominë e shkatërruar; Ofensiva zgjedhore e Partisë Socialiste është shumë më intensive duke shfrytëzuar një retorikë shumë më moderne dhe; Fjalori politik i PS është modernizuar duke theksuar përshpejtimin e rrugës drejt anëtarësimit në BE.
Po ashti sipas IFIMES, Partia Demokratike ende është nën hipotekën e kurdisjeve në zgjedhjet e fundit, ndërsa qeverisja aktuale ka vazhduar ta largojë Shqipërinë nga anëtarësimi në BE gjatë këtyre tetë viteve të fundit
“Qeverisja aktuale duke liruar dy policët që morën pjesë në vrasjet e protestuesve në janar të vitit 2011 ka krijuar edhe më shumë mosbesim ndër votues. Ndërsa befasia e mirë dhe më e madhe është lideri i PS-së Edi Rama, i cili e ka modernizuar konceptin e vet politik dhe me të drejtë pretendon të bëhet kryeministri i radhës i Shqipërisë për ndryshim nga Berisha që iu kthye nacionalizmit”, thuhet në analizë.
Krahas dy koalicioneve të mëdha, sipas këtij instituti, gjasa për të hyrë në parlament kanë edhe Fryma e re Demokratike (FRD) e ish-kryetarit Bamir Topit dhe Aleanca nacionaliste, Kuq e Zi.
Këto subjekte sipas IFIMES, mund të fitojnë një përqindje solide të votave në saje të pakënaqësisë së madhe që ekziston në Shqipëri, për shkak të sundimit tradicional të dy partive, që të zëvendësojnë njëra-tjetrën në pushtet gjatë 20 viteve të fundit.
Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) e ish-(zëvendës)kryeministrit, Ilir Meta, në këto zgjedhje është pjesë e Aleancës për Shqipërinë Evropiane, të cilës i prin Edi Rama.
Raporti i IFIMES thekson se BE dhe SHBA si kusht të rreptë kërkojnë zgjedhje fer dhe të ndershme.
Gjithashtu në raport thuhet se ekonominë shqiptare e ka kapluar recesioni, e cila po shënon një rritje modeste prej 1,6 për qind që është rritja më e ulët në këto 16 vitet e fundit. Ekonomia po stagnon.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) thotë se rritja bruto e prodhimit shoqëror është zvogëluar dukshëm gjatë vitit 2012 dhe se këndellja e ekonomisë në vitin 2013 do të jetë minimale. Buxheti shtetëror tashmë është shpenzuar, në eurozonë ndjehen pasojat e krizës ndërkaq besimi i investitorëve është zvogëluar dukshëm.
Sipas agjencisë hulumtuese “AlbStat” koalicioni rreth Partisë Socialiste gjithsej do të fitonte 80 për qind të votave.
“Dallimet në mes opozitës dhe pushtetit është e dukshme në të mirë të opozitës” vlerëson ky institut, sipas të cilit, paralajmërimi se ish-kryeministri britanik Toni Bler, mund të jetë këshilltar i qeverisë së re shqiptare të udhëhequr nga Edi Rama është pritur edhe me entuziazëm.
Përmes hulumtimit të të cilit thuhet se këndellja e ekonomisë, përtërirja e shoqërisë, kthimi i demokracisë dhe integrimi në Evropë janë katër shtyllat qenësore të socialistëve,
të cilat votuesit shqiptarë u dukën të shkëlqyeshme dhe të pranueshme.
Ndryshe, zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen më 23 qershor, ndërsa fushata politike ka lënë anash zhvillimin ekonomik por edhe atë të turizmit në Shqipëri. Gjuha e urrejtjes madje edhe dhuna është shfaqë në shumë rrethe gjatë periudhës së kaluar.
Në zgjedhjet e kaluar koalicioni i të djathtës demokratike kishte fituar në një garë shumë të ngushtë kundër krahut të së majtës. Mirëpo kësaj here, nga kryeministri Berisha është ndarë ish zëvendëskryeministri Ilir Meta, i cili posedon një pjesë të mirë të elektoratit shqiptar.
Meta i është bashkuar Socialistëve, nga e cila ishte ndarë disa vite me parë, kur PS-në e drejtonte Fatos Nano.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










